Topalli: Takimete Ramës po kthehen si mbledhjet e Paskal Milos

Nënkryetarja e Parlamentit: Tom Doshin, asnjëherë nuk do e pranojmë në grupin tonë parlamentar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e ka cilësuar pazarxhi, deputetin Tom Doshi, i cili u largua nga PD dhe kandidon nën siglën e Partisë Socialiste. Nisur nga afrimet dhe largimet e tij tek Partia Demokratike, dhe kandidimi tek PS, Topalli ka theksuar se njerëz të tillë nuk mund të jenë politikanë, duke veçuar faktin se, as Tom Doshi nuk përfaqëson PS, as ato vajzuket e vogla që nuk merret vesh çfarë janë. Nga ana tjetër, Topalli ka hedhur poshtë idenë e pranimit të Tom Doshit në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, në rast fitoreje. Ata janë pazarxhinj, e vetmja lidhje për ta janë lidhja e parave. Ata kanë qenë në zyrën time dhe kanë kërkuar me forcë për të qenë në strukturat e ndryshme të PD-së. Këta njerëz që janë të gatshme për të qenë në çdo parti, vetëm e vetëm për të marrë një karrige, janë qenie më të dobëta. Asnjëherë nuk do i pranojmë në grupin tonë parlamentar, nënvizoi Topalli. Por sipas saj, vota e tyre ka qenë e rëndësishme në Parlamentin shqiptar për të mirën e këtij vendi. Duke u ndaluar më konkretisht tek vota pro e Stërkaj për presidentin, ajo ka sqaruar se në momente të veçanta, votat janë dhënë për reformatimin e vendit për të arritur atë, që sipas saj kjo qeveri ka arritur në procesin e integrimit. Nuk ka qenë i pranueshëm. Kur është rasti për ti dhënë vendit, siç ishte rasti i presidentit, për të mos shkuar në destabilitet, votat janë tepër të rëndësishme. Përpara çdo partie çdo njëri duhet të mendojë për vendin, shtoi ajo. Përsa i përket deklaratave të ashpra të lëshuara prej saj në drejtim të PDK-së, Topalli ka theksuar se nuk kthehet pas dhe i qëndron atyre deklaratave. Po ashtu, nënkryetarja e Partisë Demokratike duke iu drejtuar qytetarëve përsëriti thirrjen që ata të votojnë vetëm për këtë forcë politike dhe për asnjë parti tjetër të vogël. I qëndroj deklaratës, të them se mos votoni për PR dhe ndonjë forcë tjetër politike, dhe do të vazhdoj të them pa u penduar asnjëherë. Sepse në disa raste në ndonjë fshat të vogël është abuzuar duke thënë se ne jemi të djathtë, por nuk është sistemi elektoral ai i mëparshmi. Të mos lë hapësirë për të gënjyer apo për të manipuluar as një votë të vetme, vijoi ajo. Përsa i përket deputetit Gilman Bakalli, Topalli ka deklaruar se kur e ka vënë në listën e deputetëve, të dhënat për të ishin se kishte mbaruar shkollën jashtë shtetit. Në këtë drejtim ajo theksoi idenë e përpjekjes që ka bërë për të pranuar në Parlament edhe ata studentë që kanë mbaruar jashtë shtetit dhe ata që kanë mbaruar në Shqipëri. Njeriu edhe kur bën një gabim duhet ta kuptojë që të mos e bëjë më. Madje kjo vlen edhe në zgjedhjet e jetës së përditshme, shtoi Topalli. Edhe në këtë intervistë televizive, kryetarja e Parlamentit nuk ka kursyer akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe kreut të socialistëve, duke u ndalur në radhë të parë tek moskandidimi i tij në krye të PS-së, duke e konsideruar fyes këtë veprim. Në lidhje me fushatën elektorale të zhvilluar deri më tani nga PS-ja, nënkryetarja e PD e ka cilësuar të dobët, duke theksuar se takimet e Ramës po shkojnë afër takimeve që po bën Paskal Milo, pavarësisht zmadhimit të kamerave. Emrat në listë që nuk thonë asgjë për ta, tallja në mënyrë të veçantë për ata që janë të rinj që nuk kanë lidhje me këtë parti, nuk kanë sensin e përgjegjësisë, shtoi ajo. Duke u ndaluar më konkretisht tek denoncimi i dhunës në familje, ku Topalli gjatë takimeve të saj me gratë në të gjithë Shqipërinë i është referuar Ramës, ka theksuar se nuk ka grua në botë që të durojë hipokrizinë. Mendoj se gruaja nuk është një qenie për tu dhunuar as për tu goditur, jo aq për gruan sesa për fëmijën sesi ai e përjeton kur keqtrajton nënën e tij, fëmijës nuk mund tia prekësh kurrë nënën, në këtë aspekt duhet të jetë kurajoja tek ato që e kanë mundësinë për ta denoncuar, nënvizoi kryetarja e Parlamentit, njëkohësisht dhe nënkryetarja e PD-së. Sipas saj, takimet me gratë në Vlorë, nuk kanë qenë pjesë e administratës, pasi sqaron në këtë drejtim se takimi është bërë të premten pasdite, kur administrata kishte mbaruar orarin e punës.