E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka çon në prokurori Topallin dhe Policinë për fyerje, shpifje urrejtje nacionale dhe shpërdorim detyre

PDK dorëzon në Prokurori kallëzimet penale me 7 akuza  
Demokristianët kanë konkretizuar zyrtarisht kallëzimin e tyre për kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, duke e akuzuar atë për fyerjen e veprave penale për shkak të detyrës si dhe kallëzimin për Policinë e Shtetit për shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim, shpifjen dhe veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Këto kallëzime në fakt e kanë zanafillën e tyre pas vrasjes së kryetarit të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleksandër Keka, makina e të cilit shpërtheu nga një eksploziv. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli për këtë vrasje, nisur nga fyerjet publike që kjo e fundit i  kishte bërë kësaj partie një ditë më parë në fushatën e saj elektorale në veri të vendit, duke cilësuar anëtarë të saj si spiunë mafiozë dhe kontrabandistë. Ditën e djeshme, partia Demokristiane e kryesuar nga Nard Ndoka ashtu sikurse edhe kishte lajmëruar ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal kundër shtetases Jozefina Topalli, për kryerjen e veprave penale të fyerjes për shkak të detyrës, shpifjes për shkak të detyrës, të kryera botërisht, në dëm të shumë personave dhe thirrjeve për urrejtje nacionale, të parashikuara nga nenet  239/2, 240/2, 266 të Kodit Penal. Kryetarja e Parlamentit, njëkohësisht edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Topalli ka hedhur dhe përsëritur një lumë akuzash, fyerjesh dhe shpifjesh në drejtim të PDK, drejtuesve dhe anëtarëve të saj, duke shkelur nenet 239/2,  240/2 dhe 266 i Kodit Penal. Në bazë të Kodit Penal, dënimi për secilin nga nenet është: Neni 239/2 dënohet me gjobë ose me dy vjet burg, neni 240/2 dënohet me gjobë ose me një vit burg, neni 266 dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë vjet. Zyra juridike e ka motivuar akuzën për Topallin duke qenë se kjo e fundit më datën 16 qershor ka akuzuar anëtarë të PDK-së, si spiunë, mafiozë dhe kontrabandistë, ndërsa më 18 qershor, ka ndodhur vrasja e Kekës. Një tjetër kallëzim u depozitua kundër shtetasve të paidentifikuar, pjesëtarë të Policisë së Shtetit, madhorë, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 25, 248, 301 të Kodit Penal. Ndërsa kallëzimi ndaj Policisë së Shtetit ka si objekt shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim, shpifjen dhe veprimet që pengojnë zbulimin e të vërtetës, përkatësisht, shkeljet e neneve 248, 25, 301 dhe 25 të Kodit Penal. Në bazë të Kodit Penal, nenet e mësipërme parashikojnë: Neni 248, burg nga gjashtë deri në pesë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milionë lekë, neni 301 gjobë, ose burgim deri në tre vjet. Dokumentet janë dy deklaratat e Policisë së Shtetit bërë më datën 18 qershor, për vrasjen e kreut të PDK-së në Malësinë e Madhe, Aleksandër Kekës. E para i takon faktit se policia gënjeu për vrasjen duke e konsideruar si shpërthim si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe e dyta ku Keka konsiderohet si person me precedentë penalë si dhe kontrabandist i municioneve të telekomanduara. Dy kallëzimet lidhen me rolin dhe deklarimet e kryetares Topalli dhe Policisë së Shtetit në rastin e vrasjes me 18 qershor të shtetasit Aleksandër Keka, Kryetar i Degës së Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDK thekson faktin se është e vendosur të kërkoj drejtësi dhe nxjerrjen përpara saj të të gjithë personave dhe drejtuesve të institucioneve, të cilët, të motivuar nga qëllime politike, elektorale dhe bindje personale anti-demokristiane, kanë thyer ligjin dhe janë bërë simbole të një fushate shtetërore e publike denigrimi, spekulimi dhe fyerjesh. Gjithashtu, PDK përsërit qëndrimin se demokristianët, të mësuar gjatë mëse një shekulli me sulme politike dhe përdorim të shtetit komunist, diktatorial e post-diktatorial, kundër tyre, janë të vendosur të përballen politikisht dhe juridikisht me këdo individ e institucion. Në këtë kontekst, PDK thekson se beson tek shteti i së drejtës, drejtësia, morali politik dhe standardet politike e morale të zgjedhjeve.

*************************
Akuzat e PDK
Topalli
Fyerje për shkak të detyrës
Shpifje
Poshtërim i anëtarëve të PDK-së
Krijim i gjendjes së tensionit
Urrejtje nacionale

Policia
Shpërdorim të detyrës
Veprime që pengojnë të vërtetën
Ka paraqitur dëshmi të rreme

*******************************************************************
Topalli akuzohet për fyerje, shpifje dhe urrejtje nacionale
Në padinë e dorëzuar nga PDK, në Prokurorinë e Tiranës, është kërkuar nga demokristianët fillimi i hetimeve për kryetaren e parlamentit pasi sipas tyre kjo e fundit ka kryer veprat penale të fyerjes për shkak të detyrës, shpifjes për shkak të detyrës, të kryera botërisht, në dëm të shumë personave dhe thirrjeve për urrejtje nacionale, të parashikuara nga nenet  239/2, 240/2, 266 të Kodit Penal. Sipas PDK-së, shtetasja e kallëzuar, me dashje, me veprime aktive, ka fyer dhe shpifur botërisht, në dëm të disa personave, për shkak të detyrës, më tepër se një herë, subjekte anëtarë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Gjithashtu, thirrja për urrejtje nacionale është konsumuar në ambiente publike dhe në pjesëmarrje të qindra mijëra personave. Fyerjet dhe shpifjet, thirrjet për urrejtje nacionale janë përdorur për të arritur qëllime personale, duke shfrytëzuar mundësitë për shkak të cilësive publike që ajo gëzon. Qëllimi kriminal i thirrjeve për urrejtje nacionale, është rrjedhojë e realizimit të interesave personale të të kallëzuarës, nëpërmjet krijimit të një gjendje tensioni dhe konflikti.
Faktet që përbëjnë kundërligjshmëri kriminale
Me cilësitë e përshkruara, në datën 16.06.2009, në një takim elektoral në fshatin Mes të Komunës Postribë e kallëzuara, përpara qindra mijëra personave është shprehur: Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputet sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj. Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë. Në bazë të Kodit Penal e parashikuar si krim nga nenet 239/2: Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Ndërsa neni 240/2 i Kodit Penal, parashikon se shpifja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim gjer  në dy vjet .
Motivimi ligjor i kallëzimit
Rrethanat e përshkruara përbëjnë fakt të kundërligjshëm dhe cenim të marrëdhënieve të mbrojtura nga Kodi Penal, duke përfaqësuar dhe shkakun e kallëzimit. Kundërligjshmëria e faktit dhe cenimi i të drejtës gjejnë mbrojtje nga baza ligjore e kallëzimit, nenet 239/2, 240/2 dhe 266 të Kodit Penal. PDK, për vërtetimin e fakteve të parashtruara, kërkon nga organi i ndjekjes penale, bllokimin e menjëhershëm të gjithë dokumentacionit, si dhe marrjen e provave orale dhe shkresore.

************************************************************************************
Akuzat ndaj policisë, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës
Kallëzimi penal i bërë nga PDK për Policinë e Shtetit konsiston në faktin e kryerjes së veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 25, 248, 301 të Kodit Penal. PDK në rrethana të tilla, kërkon fillimin e procedimit penal kundër subjekteve të paidentifikuar, të gjithë madhorë, të përgjegjshëm para ligjit, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 25, 248, 301 të Kodit Penal. Motivi lig

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›