E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: KZAZ në Shkodër përjashtoi vëzhguesit tanë

Partia Demokristiane denoncoi DJE përjashtimin e vëzhguesve, anëtar të koalicionit Poli i Lirisë nga Komisioni Zonal i Administratës Zgjedhore në qytetin e Shkodrës. Zyra e shtypit pranë kësaj partie informon për se anëtarët e Polit të Lirisë janë përjashtuar nga vëzhgimi në KZAZ e qytetit verior dhe se largimi i tyre është skenar politik. Më tej zyra e shtypit informon se kryetari i PDK, Nard Ndoka ka vënë në dijeni OSBE/ODIHR për ngjarjen dhe i kërkon të ndërhyjë sa më shpejt për të shpëtuar procesin zgjedhor. Sipas Nard Ndokës, Shkodra është mbështetja kryesore e Partisë Demokristiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›