Krimet e Renda per nje vit jane pergjuar 480 persona

Kryegjyqtarja Deda Avokatet mbeten problem per ecurine e gjyqeve jane shkak per zvarritjet pa arsye
Gjykata e Krimeve te Renda zhvilloi dje analizen vjetore. Ajo qe binte ne sy nga statistikat e paraqitura nga kryetarja e komanduar e kesaj gjykate Etleva Deda ishte numri i madh i personave qe jane pergjuar me vendim gjykate per vitin 2010. 840 persona jane pergjuar per vitin 2010 me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda ne Tirane. Te dyshuar per nje veper te caktuar penale e cila parashikohet ne Kodin Penal organi gjykues ka pare te arsyeshme te jape vendimin e pergjimeve ne nje vit per 480 persona - eshte shprehur znj. Deda. Ne analizen njevjecare te gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda kryetarja e gjykates Etleva Deda ka pohuar se per nje vit vec pergjimeve jane shqyrtuar edhe 22 kerkesa per sekuestrim te aseteve kriminale. Gjithashtu ne kete analize eshte zhvilluar edhe ajo e gjykates se Apelit te Krimeve te Renda ku kryetari i saj Gjovalin Pernoca ka pohuar se gjyqtaret e ketij organi kane nevoje per mbrojtje kur ata delegohen per gjykim ne gjykata te tjera. Ne kete analize ka qene i pranishem nga KLD-ja anetari i saj Besnik Imeri si dhe drejtuesi i Prokurorise se Krimeve te Renda Olsian Cela.
Problematika
Mungesa e avokateve me pasoje zvarritjen e proceseve gjyqesore ka qene nje nga problematikat e evidentuara nga kryetarja e komanduar e gjykates Etleva Deda ne analizen e djeshme. Sipas saj ajo qe mbetet shqetesuese eshte mosperfundimi i seancave gjyqesore ku shkak sipas Dedes mbetet mungesa e avokateve. Me gjithe perpjekjet e trupes gjyqesore disa ceshtje nuk kane arritur te perfundohen ne afatet kohore te arsyeshme dhe kjo kryesisht per shkakun e moskorrekteses se avokateve mbrojtes kjo dhe per shkak te angazhimeve te tyre ne gjykata e tjera por shpesh dhe per sjellje te tilla si mosparaqitje pa shkak lenie braktisje mbrojtjeje largim nga sallat e gjyqeve heqje dore nga mbrojtja pa ndonje shkak etj. Sigurisht qe mungesat e herepashershme te mbrojtesve te te pandehurve eshte nje nga shkaqet kryesore te ngadalesimit te perfundimit te ceshtjeve - u shpreh znj. Deda gjate prezantimit te punes 1-vjecare te gjykates qe drejton prej disa muajsh. Ajo ka theksuar se duhet te ndryshohet ligji per avokatine dhe Kodi i Procedures Penale. Por avokatet nuk jane shkaku i vetem pasi eshte evidentuar se edhe mosekzekutimi i leterporosive nga pala e kerkuar nje tjeter problem. Edhe gjate vitit 2010 nje nder shkaqet e zgjatjes se proceseve gjyqesore ka qene edhe mosekzekutimi ne kohe i leterporosive. Sipas kryegjyqtares Deda nuk jane te pakta proceset gjyqesore perfundimi i te cilave varet nga pergjigjet e leterporosive te cilave u eshte dhene rruge ne kohen e duhur nga Ministria e Drejtesise por pergjigjet nga pala e kerkuar vijojne te kthehen me shume vonese. Gjithashtu nje tjeter shkak i shtyrjes se seancave gjyqesore eshte mospercaktimi i sakte i adresave te deshmitareve apo te pandehurve qe gjykohen ne mungese nga ana e organit te akuzes.