Meta: LSI lindi si sfidë për ndryshimet e vendit. Fuqizimi ynë, kontribut për integrimin në BE
Share
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, teksa ka zhvilluar një takim me të rinjtë e LRI-së në qytetin e Korçës, ka thënë se kjo parti lindi si sfidë për ndryshimet në vend. Për këtë arsye ai tha se nevojitet një fuqizim i kësaj force politike, për të realizuar sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Forca jonë politike ka lindur si një sfidë për ndryshimet e vendit. Fuqizimi i LSI është një kontribut për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Prandaj duam një rini që entuziazmin e saj ta investojë për të ardhmen e Shqipërisë, tha Meta gjatë fjalës së tij.
Në fakt, vetë Ilir Meta është kthyer në një prej pengesave të integrimit të vendit në BE, për shkak se korrupsioni i tij nuk u ndëshkua nga ana e drejtësisë shqiptare.