E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mandati i PS-së, peng në sirtarin e Topallit

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka perseritur sot akuzat drejtuar maxhorances dhe kryetares se Kuvendit se po mban ne sirtar mandatin e PS-se.

Ne mbledhjen e grupit socialist, Rama theksoi se  Topalli se po mban peng mandatin për pasuesin e deputetes Rudina Seseri, ashtu sic po veprohet me mandate të rëndëisshme të gjyqësorit.

Sot mbahet peng nga qeveria në funksion interesash që nuk kanë të bëjnë fare me Kushtetutën dhe ligjin dhe parimet më themelore të demokracisë, por vetëm me pushtetin. Të gjithë e dëgjuan edhe dje argumentimin në thojza që i bëri kryeminsitri mbajtjes peng të mandatit. Mandati mbahet peng në sirtarin e Jozefinës. Është i disati mandate që mbahet peng në mënyrë antikushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën, ashtu sic mbahet peng mandati i gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë dhe provesi ripërtërites për bordin e këshillit kombëtar të Radio e Televizionit që drejtohen sot nga persona pa mandat dhe paguhem nga taska penguesit jashtë mandatit ligjor,- tha Rama.

Sipas tij, thirrja e shumices për PS që t’i drejtohet gjykatës është shprehja më kuptimplotë e degradimit me vetë pushtetin me gjthë psuhtetin demokratik. “Nuk ka asnjë lidhje në këtë rast mandati i mbajtur peng me ndonjë proces që përfshin gjykata. KQZ ka dhënë mandate pasi është dhënë një dorëheqje dhe ka vendosur të vijojë punën për kryetar bashkie dhe i takon Kuvendit të njoftojë KQZ për këtë fakt dhe të vijojë me listën e deputetëve për deputetin e radhës, i cili duhet të mandatohet dhe të ulet në vendin e mbetur bosh,- tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›