Qeveria, 115 milionë dollarë borxh kompanive të rrugëve
Pothuajse të gjitha kompanitë që kanë punuar për shtrim dhe asfaltim e rrugësh që nga viti 2009 nuk janë paguar për punën e bërë, edhe pse pjesa më e madhe e tyre kanë prerë faturën dhe kanë paguar TVSH-ne. Vizion Plus ka siguruar listën me plot 43 firma dhe publikon me kryesoret që kane fituar tenderë ne shtet, por jo paratë. Megjithëse për shumicën e akseve afatet dhe punimet kanë përfunduar, ndërtuesit nuk marrin asnjë përgjigje për pagesat. Borxhi që qeveria shqiptare u ka kompanive të ndërtimit në fakt është më i madh se shifra 115 milion dollarë që figuron në bilancet e drejtorisë të tatimeve. Një pjesë e firmave që nuk kanë prerë faturë për punën e kryer kanë një tjetër shumë për të marrë, që është afërsish 24 milion dollarë. Rreth 15 milionë dollarë është detyrimi me i larte qe qeveria i ka vetëm një kompanie për 3 objekte: Rrugën e Arbrit, një segment ne Porto Romano dhe një asfaltim ne Bashtove. Kjo shifër pasohet me rreth 12 milionë dollarët qe shteti i ka borxh një tjetër firme për 6 punime ne segmente te ndryshme. Lista e gjate pasohet nga shifra 10 milionë dollarë, 9 milionë, duke zbritur ne qindra dollarë te pashlyer nga qeveria. Në vargun e gjatë te përurimeve te qeveritareve bëjnë pjesë një numër i madh segmentesh rrugore, për të cilat është financuar vetëm vlera fillestare prej 1 milion lekësh, siç janë: Rruga Plepa-Rrogozhinë, Milot-Fushë Krujë, Kukës-Morinë dhe disa të tjera në jug dhe juglindje të vendit. Rruga e Arbrit bën pjesë në listën e gjatë që qeveria nuk e ka likuiduar, por nga ana tjetër kjo rrugë e mbetur përgjysmë nuk është parashikuar që të përfundojë as në buxhetin e këtij viti, te hartuar nga Ministra e Transporteve. Kjo liste e gjate borxhesh qe shteti u ka ndërtuesve te rrugëve dhe objekteve shkon ne kah te kundërt me deklaratën e ministrit Olldashi pak dite me pare ne sallën e parlamentit.