E Diel, 1 Nëntor 2026

Mësimi i gjuhës kineze, ministri Tafaj premton ndërtimin e institutit Konfuci në Tiranë

Share

Duket se autoritetet shqiptare e kanë marrë seriozisht deklaratën e kryeministrit Berisha, për mësimin e gjuhës kineze nga ana e shqiptarëve. Kjo është konfirmuar gjatë një vizite të ministrit të Arsimit, Myqyrem Tafaj, në Kinë. Ky i fundit ka pohuar pikërisht ngritjen e një instituti në Tiranë për mësimin e gjuhës dhe kulturës kineze, që do të mbajë emrin e Konfucit.

Ministri Tafaj, e njohu homologun kinez me zhvillimin e arsimit shqiptar dhe reformat në këtë fushë. Një vemendje të veçantë në bisedime iu kushtua ngritjes së institutit Konfuci, që do të mbështesë promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tone, thuhet në njoftimin e ministrisë për këtë takim.

Të dy palët shprehën gadishmerinë për rritjen e numrit të bursave , nxitjen e shkëmbimit të studentëve dhe pedagogëve dhe në mënyrë të veçantë të studenteve që mësojnë gjuhën shqipe në universitetin e gjuhëve të huaja në Universitetin e Pekinit dhe studenteve që formohen për mësues të gjuhës kineze në universitetin e Tiranës. Kjo do të përshpejtojë përgatitjen e mësuesve për mësimin e gjuhës kineze, si gjuhë e dytë me zgjedhje në shkollat tona, vijon më tej njoftimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›