E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, s'merret me besepreret Qamil Xhani

Zgjedhjet vendore duhet te jene nje perballje per zgjidhjen e problemeve te qytetareve dhe jo te politikaneve. Ky eshte mesazhi qe ka dhene dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta gjate nje takimi qe ka zhvilluar me elektoratin e kesaj force ne qytetin e Lezhes. Meta ka deklaruar se Levizja Socialiste per Integrim, eshte nje force politike serioze dhe do te respektoje cdo marreveshje te arritur, ashtu sic ka bere edhe ne te kaluaren, por sipas Metes, kjo nuk mund te funksionoje me ata qe ne fokusin e tyre kane beseprerjen. "LSI u qendron marreveshjeve sic u ka qendruar ne te kaluaren, me ata qe ne thelb nuk kane beselidhjen por beseprerjen, do t'i qendrojme edhe kesaj marreveshje sepse marreveshjet jane te domosdoshme per te cuar perpara demokracine", deklaron Meta vendosmerine per te respektuar te gjitha marreveshjet me PD. Kreu i LSI-se tha ne fjalen e tij, se ne keto zgjedhje vemendja kryesore do te shkoje per problemat e qytetareve dhe garimin e barabarte te grave dhe te vajzave. "Keto jane zgjedhje shume te rendesishme, jane zgjedhje vendore, jane shume te rendesishme per cdo komunitet, per cdo lagje, per cdo fshat dhe per cdo familje dhe ju e dini qe me problemet me te medha ne familje ndeshet gruaja shqiptare, nena shqiptare prandaj edhe domosdoshmeria e pjesemarrjes se tyre ne menyre te barabarte, ne zgjedhje, ne listat e kandidateve eshte nje garanci per te lehtesuar gjithe kete barre te madhe qe ka gruaja shqiptare, gruaja lezhjane", tha dje Meta. Kreu i LSI-se ka konfirmuar dhe kandidimin e kryebashkiakut aktual Viktor Tusha, duke vleresuar investimet qe ka bere ne kete qytet dhe projektet qe ai ka per te ardhmen. "Fokusi i kesaj fushate per ne, do te jene hallet dhe problemet e qytetareve te Lezhes, te banoreve te lagjeve te vecanta dhe te cdo komune ne Lezhe dhe kudo, ne te gjithe Shqiperine. Jam i bindur se duke bere ne radhe te pare nje aleance me qytetarin e thjeshte lezhjan dhe shqiptar ne do te arrijme nje sukses te merituar dhe te shkelqyer ne zgjedhjet e 8 majit. Ndaj ju uroj te gjitheve suksese, i uroj Viktorit suksese, e kam thene edhe para 4 vitesh qe ai ka dhe fatin e mire qe e ka emrin Viktor i cili do te thote fitore dhe fitorja jam i bindur qe eshte e padiskutueshme edhe kete radhe. Suksese!", tha kreu i LSI-se. Nga ana tjeter Meta ka theksuar zgjedhjet e 8 majit jane nje proces qe do te zhvillohet ne menyre shembullore. Ai ka permendur edhe roli qe do te luajne organizatat nderkombetare per garantimin e zgjedhjeve. "Ju e shikoni sa i angazhuar eshte komuniteti nderkombetar, ne krye te Komisionit te ODIHR-it do te jete nje nga ekspertet me te mire te SHBA-ve. Te gjitha forcat politike duhet te bashkepunojne ne menyre qe ky te jete nje proces shembullor", tha dje kreu i LSI-se. Meta ka ftuar elektoratin e LSI-se qe te zhvilloje nje fushate demokratike dhe te jete model i alternativave qe do te paraqiten."Ju ftoj te zgjidhni perfaqesuesit me te mire ne te gjitha listat e LSI-se per keshilltare, perfaqesuesit me shembullore, te vlerave me te mira te qytetarise dhe te komunitetit lezhjan, dhe njekohesisht te jemi shembull i nje fushate te kulturuar, i nje fushate transparente, i nje fushate demokratike dhe padyshim qe LSI do te vazhdoje te jete shembull i nje force politike serioze", tha dje Meta. Ai tha gjithashtu se 50 per qind eshte perfaqesimi i grave qe LSI-ja do te kandidoje ne Keshillat Bashkiak.

LSI hap fushaten per Tiranen, pritet publikimi i pikave te programit

Levizja Socialiste per Integrim do te hap sot fushaten per zgjedhjet vendore ne kryeqytet. Ne nje takim qe do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve, drejtuesit e LSI-se do te prezantojne zyrtarisht programin e kesaj force politike per kryeqytetin. Aktiviteti do te zhvillohet pasdite, nderkohe qe te pranishem ne kete aktivitet do te jene gjithe drejtuesit e Levizjes Socialiste per Integrim. Kreu i kesaj force politike, Ilir Meta, pritet te lancoje dhe pikat kryesore te programit per kryeqytetin. Nga ana tjeter, Meta do te garantoje dhe mbeshtetjen e Partise Demokratike dhe kandidatit qe kjo force politike do te nxjerre per Tiranen. Hapja e fushates elektorale ne Tirane pasohet nga nje tur takimesh paraelektorale qe kane zhvilluar strukturat e kesaj force politike qe nga muaji janar. Qellimi i aktiviteteve ka qene perzgjedhja e kandidateve dhe pergatitja e elektoratit per te marre pjese ne keto zgjedhje vendore. Ne Tirane LSI-ja, pritet te kete rreth 3 njesi bashkiake, ku do te kandidoje me perfaqesuesit e saj. Nderkohe qe gjithe njesite e kryeqytetit dhe ne Bashkine e Tiranes do te garoje per vendet e anetareve te Keshillit Bashkiak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›