Thoma Deliana Kur drejtoja Partine e Elbasanit me njoftuan nga Tirana te vrisja dy njerez

Moszbatimi i urdhrit kriminal te Koci Xoxes me kushtoi shtrenjte
Ish-ministri historik i Shqiperise komuniste dhe bashkestudenti i Dubcekut te Cekise tregon historite enciklopedike te jetes se vet. Si eshte e verteta e nates se frikshme kur Koci Xoxe e urdheroi te ekzekutonte me urgjence dy te denuar ne burgun e Elbasanit te cilet donte ti takonte ekipi amerikan i ardhur ne Shqiperi
Une duhej qe brenda asaj nate kur telefononte Koci te urdheroja pushkatimin pa gjyq dhe ne mister te plote te dy personave te cilet vuanin denimin ne burgun e Elbasanit dhe qe e kisha ne juridiksion une.
Mesova se kjo gje do te behej pasi ne Korce ndodhej nje delegacion i UNRRA-s Shoqata amerikane qe ndihmonte ne ate kohe ekonomikisht Shqiperine. Anetaret e tij kishin kerkuar te takonin ne burgun e Elbasanit dy personat emrat e te cileve mua po mi thoshte pikerisht Koci.
Nuk e ve ne dyshim se ne veshtiresite e jetes sime ne ato caste ka ndikuar fakti qe nuk zbatova urdhrin e Kocit. Do te kish vazhduar gjate ajo kohe e veshtire ne qofte se nuk do te me kishte ndihmuar miku im i hershem Nako Spiru.
NESEumlR DO TEuml LEXONI
Momentet kur Nako Spiru vrau veten nderkohe qe pak caste me pare ishte pershendetur me Thoma Delianen qe mbante zyren ngjitur
Situata e krijuar kur Thomai shkoi menjehere ne zyren e shefit te tij Nako Spiru ndersa ai ishte i porsarene pa ndjenja ne kolltuk me gjakun qe filloi te mbushte dyshemene
Cfare ndodhi me mbrapa me njerezit e Kadri Hazbiut kur Thoma Deliana me Kico Ngjelen po mbanin ne krahe trupin e porsaplagosur por akoma te gjalle te Nako Spirut
HYRJE
E kush mund ta mendonte nga kalimtaret e rastit ne ato shpate te thepisura te Dhemblanit te Tepelenes se ai burre i vrare nga fukaralleku dhe qe rendte pas lopeve me nje mbulese plasmasi ne koke per tu mbrojtur nga era qe i perplaste shiun dhe floket e debores ne fytyren e pervuajtur apo qe shkonte per te prashitur ne arat e fshatit ishte pikerisht ish-ministri historik i Arsimit dhe i Kultures Thoma Deliana.
Eumlshte i njohur tashme fakti se ne kohen e drejtimit te asaj ministrie nga Deliana arsimi shqiptar arriti kohe te arta.
Fale ambicieve te jashtezakonshme personale per 17 vjet me radhe ai kishte arritur qe ne ate periudhe te ndertonte me dhjetera shkolla te reja ne te gjithe Shqiperine te shtrira ato deri ne zonat me te thella te vendit.
Emri i Thoma Delianes eshte evidentuar gjithashtu fuqishem ne historine e arsimimit te popullit edhe per faktin qe ne kohen e drejtimit te tij u arrit te uleshin ne bankat e shkolles te gjithe femijet pa perjashtim ne te gjithe Shqiperine gje qe nuk kishte ndodhur me pare. Jo vetem kaq por ne kujtesen e njerezve te asaj periudhe mbahet mend mire fillimi i nje aksioni masiv i drejtuar nga dikasteri arsimor me ne krye Thoma Delianen per te eliminuar absolutisht analfabetizmin e percjelle deri atehere.
Ne ate kohe eshte bere i detyrueshem arsimi 8-vjecar per te gjithe brezin e ri madje u tentua per ate 12-vjecar por qe nuk mundi te realizohej per faktin se per Delianen ishte rezervuar permbysja dhe perdhosja e menjehershme.
Por cfare kishte ndodhur qe njeriu i shumenjohur si nje nga figurat me te nderuara te Shqiperise deri ne vitin lsquo75 te perfundonte ne nje barake fshati qe shperthente nga era dhe shiu larg femijeve dhe gruas te cilet do te arrinte ti shikonte vetem pas 15 vjetesh kur te kishte kryer internimin Kujt i shkeli ne kallo miku me i afert i liderit te atehershem te Cekosllovakise Dubcekut dhe i shume udheheqesve te tjere te shume vendeve te botes te cilet i kishte njohur ne shkollat e Bashkimit Sovjetik qe perfundoi te detyrohej nga brigadieret e fshatit te thelle ne punet me te rendomta te kooperativave malore te Tepelenes Si e kishte njohur ai krushken e Stalinit me te cilen kishte lidhur edhe nje miqesi te afert dhe pse ajo e shante pa mase krushkun e saj udheheqes te komunizmit boteror Si u vra ne prani te tij Nako Spiru dhe pse nuk u lejua askush nga kolektivi i punes per ta shoqeruar per ne spital si ne castet kur po jepte shpirt apo edhe me vone ne varrim Miqesia qe Thomai kishte lidhur me Enver Hoxhen dhe bisedat e bera me te per problemin e metalurgjikut dhe cudia e madhe per iluzionet absurde qe shfaqi papritur Enveri per friken e tij ne lidhje me permbytjen e Pogradecit qe mund te na shkaktonin jugosllavet me ane te liqenit te Ohrit. Keto dhe shume hollesi te tjera lexuesi i rubrikes sone do ti ndjeke pikerisht ne intervisten e meposhtme te vete zotit Deliana te dhena per publikun e gjere shume kohe me pare.
Zoti Deliana cila eshte e kaluara juaj e hershme
Une kam lindur ne vitin 1924 ne Lagjen Kala te qytetit te Elbasanit. Per te treguar pak vlerat patriotike dhe intelektuale te lagjes ku une kam lindur dhe jam rritur mund te them se shtepia ime ka qene komshi me ate te Kristoforidhit Aleksander Xhuvanit Hasan Cekes Kostaq Cipos qe u be minister Arsimi Aleks Budes Dhimiter Shuteriqit njerit prej biologeve me te mire qe ka pasur Shqiperia Kol Paparistos Lef Nosit familjes se Petraq Popes Filip Papajanit etj. Pikerisht ne ate lagje eshte bere ne vitin 1908 Kongresi i Elbasanit i cili mori vendimin historik per te hapur nje nga shkollat me te shquara ne vend sic ishte Normalja e njohur e Elbasanit. Nuk ishte e rastit qe ajo lagje u lidh aq shume me Luften Nacionalclirimtare saqe eshte quajtur Stalingrad i Shqiperise. Kjo per faktin e betejave te ashpra qe jane zhvilluar pikerisht ne ate lagje dhe qe brenda saj asnjehere nuk ka mundur te hyje as nje kembe ballisti apo gjermani.
Po te hedh syte nga trungu i familjes sime serish kam arsye per tu krenuar.
Xhaxhai im Peter Deliana eshte doktori i trete ne Shqiperi.
I biri i tij Petriti ka mbaruar qe ne vitet lsquo30 per specialitetin ne Inxhinierise Kimike ne Itali pikerisht ne te njejten shkolle me Kol Popen. Atje ai arriti te behej profesor universiteti dhe nje nga keshilltaret kryesor te ndermarrjes me te madhe kimike Monte Katini ne Milano.
Kam mesuar se keni nje veprimtari teper te ngjeshur politike qe gjate Luftes Nacionalclirimtare.
Ne vitet 1931 ndash 1936 une kam mbaruar shkollen ushtrimore me mesues shqiptar teper te afte te cilet kishin mbaruar ne Austri. Me 1936 ndash 1943 kam studiuar ne normalen e Elbasanit
Ne Janarin vitit 1942 kur u krijua Rinia Komuniste u futa menjehere ne organizaten e saj. Ndersa ne shtatorin e vitit 1943 u futa ne Partine Komuniste.
Menjehere pas kesaj u bera anetar i qarkorit te Rinise Komuniste te Elbasanit dhe ne vitin 1944 kalova ne qarkorin e Partise po te atij qarku nderkohe qe aty u bera edhe Sekretar i Pare i Rinise.
Per shkak te angazhimeve te mia ne detyra politike kam marre pjese ne shtatorin e vitit 1943 ne Kongresin e Helmesit aty madje kam qene me gjithe gruan time te mevonshme Virgjinine. Ne ate kongres te dy me Virgjinine u zgjodhem anetar te Keshillit te Pergjithshem te Rinise Antifashiste Nacionalclirimtare.
Pas clirimit te Shqiperise
Kur u clirua Elbasani ne nentorin e vitin 1944 pak kohe para clirimit te Tiranes une u emerova anetar i seksionit politik te Divizionit te Korces dhe pergjegjes i rinis se tij.
Nga dhjetori i po atij viti ditet e para te Shqiperise caktohem menjehere shef i seksionit politik te Divizionit te Tete ne Peshkopi.
Nje vit me mbrapa ne dhjetorin e lsquo46-s kur isha vetem 24 vjec caktohem Sekretar i Pare i Qarkut te Elbasanit.
Ne kete kohe madje kur kryeja detyren e Sekretarit te Pare ne Elbasan me ka ndodhur dhe nje precedent i rralle pasi jam perplasur fuqishem me nje nga njerezit me te fuqishem pas Enver Hoxhes me ministrin e Brendshem dhe njekohesisht Sekretari Organizativ i Partise Koci Xoxe. Ai me dha nje urdher sa te cuditshem aq edhe shokues. Une duhej qe brenda asaj nate kur telefononte Koci te urdheroja pushkatimin pa gjyq dhe ne mister te plote dy persona te cilet vuanin denimin ne burgun e Elbasanit dhe qe e kisha ne juridiksion une. Emrat e atyre dy personave qe me thoshte ministri i Brendshem une nuk i kisha degjuar ndonjehere pasi ishin nga rrethe te tjera.
Jua tha shkakun se perse duhej te pushkatoheshin
Mesova se kjo gje do te behej pasi ne Korce ndodhej nje delegacion i UNRRA-s Shoqata amerikane qe ndihmonte ne ate kohe ekonomikisht Shqiperine. Anetaret e tij kishin kerkuar te takonin ne burgun e Elbasanit dy personat emrat e te cileve mua po mi thoshte pikerisht Koci. Per kete gje qe keta persona te mos takoheshin me delegacionin e UNRRA-s ai urdheronte qe te pushkatoheshin.
Si reaguat ju pas ketij urdhri arbitrar per te marr pjese ne nje krim
As qe mund ta mendoja te zbatoja nje urdher te tille le te me urdheronte kush te donte. Keshtu qe edhe Kocit ja refuzova kategorikisht nje urdher te tille dhe isha gati ta mbroja me cdo kosto veprimin tim. Per kete i them atij se ishte i palejueshem nje veprim i tille. Ne kemi shtet dhe ky shtet ka organe perkatese qe vendosin kete gje si prokurori dhe gjykate. Pastaj ne menyre ultimative i kujtova atij se per funksionin politik qe mbaja nuk mund ti zbatoja ata urdhra.
Patet pasoja pas ketij refuzimi te guximshem
Nuk vonoi shume vec rreth dy muaj nga koha qe ndodhi kjo perplasje me Kocin kur ne baze republike u shkrine fare qarqet si njesi lokale dhe ndarja administrative e republikes u bazua ne rrethe. Ne kete kohe ngela pa pune per me se dy muaj. Nuk e ve ne dyshim se per nje gje te tille ka ndikuar fakti qe nuk zbatova urdhrin e Kocit. Do te kishte vazhduar gjate ajo kohe e veshtire ne qofte se nuk do te me kishte ndihmuar miku im i hershem Nako Spiru.
Ai pa marre mendimin e askujt por me koken e vet me mori me pune ne Komisionin e Planit te Shtetit i cili drejtohej po nga ai. Zevendes i tij ka qene Kico Ngjela madje edhe zyren e kishin bashke. Une fillova si kryetar dege ne ate komision dhe qarkullova pothuajse ne te gjitha ato sipas hierarkise.
Vijon neser