Meta: Liberalizimi i vizave eshte i sigurt
Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave dhe ky eshte nje proces qe do te ndodhe shume shpejt. Kjo eshte deklarata qe beri dje ne nje bashkebisedim me gazetaret, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta. Kreu u diplomacise shqiptare, u shpreh se te gjithe qytetaret shqiptare shume shpejt pritet te udhetojne ne hapesiren shengen. Nga ana tjeter, ai theksoi dhe nevojen e pajisjes se gjithe qytetareve me pasaporta biometrike. “Procesi i liberalizimit te vizave do te marshoje ne menyre te pandalshme. Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kerkesat, te gjitha kriteret dhe Shqiptaret shume shpejt, natyrisht te gjithe ata qe jane pajisur me pasaporta biometrike, do te udhetojne pa viza ne hapesiren Shengen”, u shpreh kreu i diplomacise shqiptare. Ministri Meta, ka rikonfirmuar dhe nje here perspektiven e afert per hyrjen e vendit tone ne zonen e levizjes se lire ne Bashkimin Evropian. Nga ana tjeter, Meta eshte ndalur dhe ne zgjerimi e levizjes se lire per qytetaret shqiptare. Ai theksoi, se levizja pa viza per qytetaret shqiptare, do te behet e mundur edhe me Qipron. Duke qene se ky vend nuk eshte pjese e zones Shengen, Meta tha dje, se heqja e vizave te behet menjehere pas vendimit te Brukselit, vendim i cili pritet te jepet ne shtator. “Meqenese Qipro nuk ben pjese ne zonen Shengen, pavaresisht se eshte anetare e BE-se, rame dakord qe menjehere pas liberalizimit te vizave me BE-ne, automatikisht e njejta gje do te arrihet edhe me Qipron, permes nje marreveshjeje dypaleshe”, u shpreh zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem, Ilir Meta. Ai gjithashtu theksoi se situata politike dhe vazhdimi i debateve PS-PD, per ngercin politik qe lidhet me transparencen e zgjedhjeve, nuk do te ndikojne ne procesin e liberalizimit te vizave. Ne bashkebisedimin e djeshem me gazetaret, Meta eshte ndalur dhe ne turin e vizitave qe ka bere ne Qipro, Liban dhe Siri. Ministri i Jashtem, eshte shprehur se ne takimet me autoritetet e ketyre vendeve, eshte diskutuar per marredheniet dypaleshe dhe per njohjen e pavaresise se Kosoves. Duke u ndalur ne viziten ne Liban, Meta u shpreh se me zyrtaret e qeverise se ketij vendi, eshte rene dakord per te nenshkruar se shpejti disa marreveshje te rendesishme ne fushen e bashkepunimit ekonomik, ashtu sikurse ka kerkuar dhe nga ana e Libanit, njohjen e shtetit te Kosoves pas opinionit te GJND-se.