E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Ligji per Gjykaten Administrative do te miratohet shume shpejt

07-10-2010 / Gazeta 55

Zevendeskryeministri Ilir Meta


Zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta u shpreh dje se beson ne ndergjegjesimin e deputeteve te opozites te cilet do ta votojne ligjin qe mbron biznesin nga Qeveria. Duke iu referuar deklarates se ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes lidhur me kritikat qe i adresohen opozites per mos dhenien e konsensusit cka solli bllokimin e fondeve te USAID Meta u shpreh se ligji per Gjykaten Administrative pa dyshim qe do te miratohet se shpejti dhe une besoj se kjo do te jete nje dite e afert. Natyrisht mosmiratimi ne Parlament ne 30 shtator eshte pergjegjesia e atyre qe nuk arrijne te ngrihen mbi interesa te ngushta per te dhene kontributet e tyre per krijimin e nje gjykate e cila mbron biznesin nga vendimet arbitrare te institucioneve qeveritare. Une besoj se do te rritet pergjegjesia e deputeteve te opozites dhe ata do te kontribuojne per te cuar perpara te gjitha reformat qe kane te bejne me integrimin e vendit u shpreh zevendeskryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›