SHBA keqardhje per opoziten e Rames mirenjohje per Berishen

Ambasada e SHBA shprehu dje mirenjohjen per masat e marra nga shumica parlamentare e kryeministrit Berisha lidhur me miratimin e nismes per Gjykaten Administrative nderkohe qe shprehu keqardhjen lidhur me faktin qe opozita zgjodhi te mos e votonte projektligjin
Ambasada e Shteteve te Bashkuara shprehu dje zhgenjimin e saj per deshtimin ne miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative me 30 shtator 2010. Permes nje njoftimi per shtyp ambasada e SHBA thote se ligji per Gjykatat Administrative u ndertua per te ulur mundesite per korrupsion per te permiresuar transparencen ne sistemin gjyqesor per te perforcuar sundimin e ligjit per te rritur besimin e qytetareve ne institucionet publike si dhe perafrimin e metejshem te sistemit gjyqesor te Shqiperise me standardet e kerkuara per integrimin ne Bashkimin Europian. Ligji ishte identifikuar si nje kerkese e rendesishme per Shqiperine dhe ka pasur mbeshtetje te gjere nga partite politike dhe komuniteti i biznesit thuhet ne njoftimin e ambasades. Deshtimi ne miratimin e ketij ligji ka cuar ne terheqjen e ndihmes se vazhduar te SHBA per perberesin e Gjykatave Administrative ne marreveshjen e Korporates Sfida e Mijevjecarit nje projekt afro 16 milione dollare. Veprimtarite e planifikuara me pare qe tani nuk do te vihen ne zbatim nga SHBA perfshijne instalimin e nje sistemi elektronik te menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore blerjen e pajisjeve mbikeqyrjen e sesioneve fillestare te trajnimit si dhe kryerjen e nje fushate ndergjegjesimi per te informuar qytetaret mbi ate se cilat do te kishin qene perfitimet nga Gjykatat e reja. Mosmiratimi i ketij ligji do te ndikoje gjithashtu edhe ndonje shqyrtim ne te ardhmen te lsquoStatusit te Kompaktit te Korporates Sfida e Mijevjecarit si dhe mundesite perkatese per financim vijon reagimi i ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ambasada e SHBA u angazhua aktivisht me te dy partite dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per miratimin e ketij ligji. Duke shprehur mirenjohjen ndaj mazhorances e cila u tregua e gatshme te miratoje ligjin SHBA kritikon qendrimin bojkotues te opozites socialiste. Ambasada e SHBA shpreh mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Eumlshte per te ardhur keq qe opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin. Ambasada e SHBA shpreh keqardhjen qe kjo mungese e legjislacionit te nevojshem per Gjykatat Administrative kerkon terheqjen e mbeshtetjes per nje nisme te identifikuar si e rendesishme nga te gjithe shqiptaret- deklaron ambasada e SHBA-ve. Populli amerikan ka qene bujar me ndihmen e tij te thelle per zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise. Qysh nga viti 1991 Shtetet e Bashkuara kane ofruar mbi 700 milione dollare ndihma per Shqiperine perfshi programe te perqendruara mbi pakesimin e korrupsionit cuarjen perpara te shtetit ligjor forcimin e institucioneve demokratike permiresimin e kujdesit shendetesor promovimin e sigurise me te madhe si dhe sigurimin e zhvillimit te vazhduar ekonomik.
...