Opozita ne stinen e re te protestave me parullen Poshte imperializmi amerikan

Nga dje Edi Rama ka nje motiv me shume pse jo dhe nje parulle me shume per te hedhur ne protestat e paralajmeruara per javen e Enverit. Kete here protestat e opozites kane nje arsye me shume te adresohen edhe ndaj SHBA-ve. Ndersa prej ditesh mesazhet e SHBA-ve per te sensibilizuar deputetet e PS-se qe te votonin Ligjin Per Gjykaten Administrative u injoruan nga Edi Rama dje SHBA-te duke mos e fshehur zhgenjimin pse opozita zgjodhi te mos votonte projektligjin. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo ne te njejten deklarate ambasada e SHBA-ve ne Tirane shprehte mirenjohjen e saj per masat e marra nga shumica parlamentare per te kerkuar miratimin. Pikerisht kjo mirenjohje eshte motivi kryesor i Edi Rames i cili qe nga dje i sheh te rreshtuar ne nje llogore mazhorancen qeverisese dhe imperializmin amerikan. Duke harruar me dashje kutite Edi Rama nga dje do te kete nje motiv me shume qe tu kujtoje imperialisteve amerikane se nuk duhet te nderhyne ne punet e tij te brendshme. Ndersa prej me se nje viti Edi Rama ka zgjedhur te percjelle me indiferentizem keshillat nga SHB-te apo edhe BE-ja se si ai duhet te trajtoje e te sillet ndaj pretendimeve per hetim zgjedhjesh apo hapje kutish nga dje Edi Rama nuk mund tia fale SHBA-ve qe pas ketyre keshillave te perseritura te arrije te beje edhe nje klasifikimi sipas te ciles ai vete dhe opozita qe drejton jane zhgenjyesit dhe mazhoranca qeverisese te jene mirenjohesit. Sigurisht ne kete situate te re ku SHBAT-te shprehen qarte per zhgenjim Edi Rama nuk do ti duhet te ndryshoje shume ne skenarin e protestave te tij te paralajmeruara. Atij as me shume e as me pak i duhet qe parrullave anti BE poshte vizat nuk duam levizje te lire etj. etj. tju shtoje edhe parullen poshte imperializmi amerikan...
...