Meta: Listat e hapura, siguri per popullin ne zgjedhjen e deputeteve
Meta paralajmeron se do te marre te gjithe deputetet e PS qe deshirojne te kalojne te LSI. Nderkohe qe ka rikerkuar serish nje sistem zgjedhor me lista te hapura. Kreu i LSI ka nisur nje tur sqarues pas Konventes se zhvilluar pak dite me pare nga LSI, duke promovuar koalicionin e ri. Gjithashtu, ky tur ka si qellim dhe organizimin e strukturave ne permbushjen e objektivave te ketij koalicioni per zgjedhjet e ardhshme. "Shume deputete te PS, vec partive qe i jane bashkuar dhe po i bashkohen koalicionit me te ri ne vend, kane shprehur interesin dhe jane te mirepritur ne LSI pas zhgenjimit qe kane pesuar nga drejtuesit e PS, politike qe nuk perfaqeson me interesin e perbashket, por vetem ate personal te Rames dhe ndjekesve te tij", u shpreh kryetari i LSI-se, Meta, gjate nje takimi me strukturat e tij ne Elbasan e Librazhd. Ne ndalesen ne Elbasan, Meta kundershtoi ndryshimet ne Kushtetute dhe listat e mbyllura per zgjedhjet e pergjithshme. "Edi Rama na genjeu kur mbeshtetem kerkesen e tij per certifikatat, pasi ndjehej i rrezikuar dhe ne shtyme dy muaj zgjedhjet per te dhe tani kur fitoi Bashkine, zhbllokoi KRRT dhe rregulloi telat me Saliun, duke bere lojen e tij", vleresoi Meta. Sipas tij, Rama dhe Berisha po bejne nje kod, jo per PS dhe PD, por per veten e tyre, qe deputetet t'i kene si ushtare te bindur.