E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Berisha te sqaroje dyzimin e PD

Oli Xhilaga

Kupola roze kerkoi nga kreu i mazhorances nje qendrim te qarte mbi paketen per amendamentet kushtetuese. Nisur nga zhvillimet qe kane perfshire se fundmi seline blu, socialistet kane kerkuar nje qendrim transparent, njekohesisht perfundimtar nga Kryeministri Sali Berisha. Referuar pikerisht ketyre momenteve, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne PS, Kastriot Islami, gjate nje komunikimi me mediat, apeloi per nje angazhim serioz nga kryetari i mazhorances, mbi miratimin e paketes se miratuar me shumice ne Komisionin e Ligjeve.

Ligjvenesit demokrate jane paraqitur ne diskutimet per ndryshimet kushtetuese, e posacerisht per menyren e zgjedhjes se Presidentit me dy propozime, ku ne njerin kerkojne nje votim me shumice te thjeshte dhe propozimi tjeter zgjedhje nga populli. Ardhur ne kete pike, deputeti socialist, Islami, kerkoi qe "Kryeministri Berisha te shprehet qarte kunder ketij dyzimi, per te hequr cdolloj dyshimi qe ai vete ndodhet prapa kesaj shfaqjeje joserioze, ku PD luan me dy porta dhe qe ne thelb do te prishte vendimmarrjen e konsensusin e arritur dhe do te hidhte ne ere reformen zgjedhore". Madje, si per t'i meshuar me tej kerkeses se PS-se, Islami nenvizoi se "kreu i mazhorances te artikuloje qartesisht qendrimin e angazhimin e PD e te mazhorances qe drejton per te miratuar te gjithe amendimet e miratuara me konsensus ne Komisionin e Ligjeve, vecanerisht ato qe lidhen me nismen e PS per sistemin zgjedhor". Ne kete menyre, dy dite para kalimit te kesaj pakete per miratim ne parlament, socialistet kerkojne nga demokratet te respektojne negociatat e deritanishme mes dy paleve.

Sekretari per Ceshtjet Elektorale ne PS, Kastriot Islami, ndalur ne pozicionin e partise se tij ne te gjitha bisedimet mbi kete pakete, por sidomos lidhur me dyzimin e krijuar, risqaroi se "nenin aktual per zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi e paraqiti dhe e mbrojti PD, bile duke mos pranuar e refuzuar propozimin e PS per te kaluar ne raundin e peste zgjedhjen e Presidentit ne popull. Ishte PD qe kembenguli ne variantin e miratuar ne komisionin kuvendor te ligjeve, nderkohe qe nje grupi tjeter i PD doli me nje propozim tjeter". Gjithashtu, sipas tij, pergjate gjithe kesaj kohe Partia Socialiaste ka luajtur nje rol konsekuent, nderkohe qe do te vijoje te ndjeke kete linje. Madje, si per te vertetuar nje qendrim te tille, Islami solli ne kujtese faktin se "PS, pas nje debati gati njevjecar per sistemin zgjedhor, paraqiti vetem nismen per amendimin e neneve perkatese ne Kushtetute. Nisma e PS ne respekt te gjithe procedurave, dhe konform kerkesave kushtetuese erdhi natyrshem pas nje debati transparent me ekspertet e publikun paketa e ndryshimeve te tjera kushtetuese u paraqit nga PD". Po ne kete linje, socialisti Islami vleresoi se "negociatoret e PS kerkuan ndarjen e dy nismave dhe respektimin e procedurave konform kushtetutes dhe nje proces te arsyeshem konsultimesh e debati per nismen e PD. Me insistimin e PD per te nderlidhur te dy nismat, PS pranoi te behej pjese e shqyrtimit, duke u perqendruar ne rendesine e thelbit te kesaj reforme politike, pra miratimin e sistemit zgjedhor dhe konsolidimin e sistemit politik".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›