Meta: Luftë trafikut për heqjen e vizave

Ministria e Jashtme zhvilloi një takim kundër trafikut të qenieve njerëzore. Ministri Meta tha se duhet zhvilluar një luftë pa kompromis për trafikun e qenieve njerëzore. "Qeveria ka marrë masa dhe strategji për të ulur trafikimin e qenieve njerëzore. Rezultatet e strategjisë kombëtare antitrafik, kanë qenë domethënëse", u shpreh ai.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta tha se lufta kundër trafikut është shumë i rëndësishëm për të fituar heqjen e vizave sa më shpejt, që nuk është vetëm çështje e lëvizjes së lirë, por edhe një çështje dinjiteti.
Të pranishëm në takim ishin, ambasadori amerikan John Withers, ambasadori i KE-së, Helmut Lohan dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.