E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Gjermani rrëmbyesi i avionit Turkish Airlines

është arrestuar nga policia gjermane personi që rrëmbeu avionin e 'Turkish Airlines' në vitin 2006, ku udhëtonin 107 pasagjerë shqiptarë e të huaj që ishin nisur nga Tirana me destinacion Stambollin.

Arrestimi i personin nën akuzë për rrëmbim avioni, Hakan Ekinçi, 31 vjeç u bë ditën e mërkurë gjatë një kontrolli rutinë në nje tren në Gjermani veriore, njoftoi zëdhënësi i policisë.

"Ai u kap në linjën Hamburg - Kopenhagen dhe udhëtonte me dokumente false italiane.
Tirana ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Ekinçin dhe autoritetet gjermane do të marrin një vendim për të", sqaroi më tej zëdhënësi.

Rrëmbyesi i avionit terrorizoi 107 pasagjerët e linjës Tiranë-Stamboll. Pas disa orësh presioni me armë e detyroi avionin të ndalonte në Brindizi, në shenjë proteste ndaj refuzimit të kërkesës për strehim nga autoritetet shqiptare. Por pasi avioni u ul ne Brindizi, Hakan u dorëzua dhe i lëshoi gjithë pasagjerët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›