E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Meta: Tu garantohet vota edhe emigrantëve

Konferenca e LSI-së në Selanik, Greqi

LSI ka zhvilluar sot konferencë zgjedhore në Selanik të Greqisë., ku ishte i pranishëm kreu i saj Ilir Meta dhe deputeti Vangjel Tavo dhe 650 delegatë të LSI-së nga Greqia e Veriut.

Konferenca u përshëndet dhe nga Kryetari i Bashkisë së Selanikut,  Jani Butari. i cili e vlerësoi liderin e LSI-së për kontributin e tij për forcimin e marrëdhënieve të mira rajonale dhe të fqinjësisë së mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu kryebashkiaku i Selanikut, duke i konsideruar vëllezër shqiptarët që jetojnë në Selanik , ka vlerësuar këtë  komunitet dhe  ka falenderuar ata për kontributin e madh që ata kanë dhenë dhe vazhdojnë të japin në kapërcimin e krizës ekonomike që po kalon Greqia.

Në jemi vëllezër, ndaj së bashku, fal dhe kontributit që ju keni dhënë dhe vazhdoni të jepni Greqia do të kaloj këtë krizë ekonomike, është shprehur Butari.

Ndërsa Meta, gjatë fjalës së rastit, duke folur për reformën zgjedhore, tha se qëllimi kryesore është barazia e votës dhe garantimi i ushtrimit të kësaj të drejtë kushtetuese për emigrantët. Duke vlerësuar rolin e emigrantëve në procesin e integrimit të vendit, Meta u shpreh se LSI-ja, synon përkujdesje të veçantë ndaj emigrantëve shqiptar, që ata të gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare ku ata banojnë dhe punojnë.

Pas procesit të votimit të 650 delegatëve nga Greqia e Veriut, rezultoj fitues për Kreun e LSI-së Guri Peja dhe Arqile Llapa për Kryetar i Komitetit Drjejtues. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›