E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre gjeneralët e shkarkuar: Dekreti i Nishanit është i paligjshëm

leshiTiranë- Në një konferencë për shtyp tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, të shkarkuar pak ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e kanë cilësuar të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre. Gjeneralët kanë thënë se dekretet janë publikuar me vonesë duke akuzuar se kreu i shtetit injoroi ligjin.

Ish-gjenerali, Abaz Lleshi i ka kërkuar kreut të shtetit që të tregojë se në cilin nen është mbështetur për të marrë vendimin për shkarkimin e tyre. Gjithashtu ka ngritur dyshimet se Forcat e Armatosura kryejnë punë të rëndësishme, por që nuk u përket.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra tre gjeneralët e Forcave te Armatosura. Dekretet mbajnë datën 21 maj 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›