Shok në Indi, përdhunohet brutalisht 5-vjeçarja, në gjendje të rëndë
Indi- Një vajzë pesë-vjeçare po vdes pasi u përdhunua brutalisht dhe u gjymtua në Nju Delhi. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmve ANSA e cila citon televizionin indian.
Dje në shtetin e Uttar Pradesh, një tjetër fëmijë gjashtë vjeç u gjet i vdekur me shenjat e mbytjeje dhe dyshohet se është përdhunuar.
E vogla u rrëmbye nga shtëpia e saj në Gandhi Nagar, në jug lindje të kryeqytetit disa ditë më parë. Dhe u gjet vetëm sot me organet gjenitale të dëmtuara dhe disa plagë të gjymtimit të trupit.
Ajo është tani në kujdesin intensiv në gjendje kritike. Mjekët kanë raportuar lëndime të thella të brendshme dhe kanë raportuar se ka qenë e përdhunuar me një levë dhe se heqja e organeve gjenitale ka shkaktuar një infeksion serioz.
Prindërit, të cilët vijnë nga një familje shumë e varfër, kanë akuzuar policinë për dështim për të vepruar menjëherë kur fëmija u zhduk nga shtëpia. Pas marrjes në pyetje banorët e zonës, hetuesit janë në kërkim të një të dyshuari i cili është një fqinj i familjes dhe se u zhduk pas incidentit.
Po dje, në Nju Delhi, një mësues kopshti ka abuzuar me një djalë 5-vjeçar i cili është në gjendje të rëndë në spital.