E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll, nje super-talent 9-vjecar ne Itali

Talenti nuk njeh moshe. Pas rastit te 16-vjecarit Alipio, qe perfundoi ne fushat e Real Madrid, nje tjeter baby-champion brazilian eshte gati per te zbarkuar ne Evrope.

Sipas gazetes "O Globo", ne qershor te ketij viti, ekipi italian i Serie A, Roma beri qe prej Rio de Janeiro-s, te mberrinte Caio Werneck, nje futbollist 9-vjecar.

Prej kater muajsh femija super-talent jeton ne Itali bashke me te emen Aleksandra, ku studion dhe stervitet fuqishem.

Idhulli im? Mexes

"U habita nga vendosmeria e Caio-s. U ambientua shume kollaj ne Itali", tregon e ema e futbollistit te se ardhmes.

Nene e bir do te shkojne ne Brazil per festat e fundvitit dhe ne 2009 do te kthehen serish ne Rome.

"Im bir nuk eshte fenomen dhe nuk do te jete, por njeh shume mire bazat e futbollit qe kur ishte 6 vjec.E qarkullon bukur topin si me kembe ashtu edhe me koke. Ka te gjitha cilesite per te qene nje futbollist i madh", thote babai Israel, edhe ai nje ish-futbollist.

Caio, nderkohe pati rast per te folur me bashkekombasit e tij Juan dhe Julio Baptista, por rrefen se ka idhull Mexes.

"Dua te behem nje mbrojtjes. Kam forcen per ta patur kete rol", thote 9-vjecari i talentuar.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›