PS: Lufta e qeverisë ndaj pabarazisë gjinore, demagogji
Partia Socialiste akuzoi sot qeverinë se ajo cfarë ka bërë për të luftuar pabarazinë gjinore në Shqipëri ëshë më shumë demagogji sesa hapa konkretë. Koordinatorja e Forumit të Gruas në PS-së iu referua raportiy Global të Indeksit të Pabarazisë Gjinore
TIRANE- Partia Socialiste reagoi sot për raportin Global të Indeksit të Pabarazisë Gjinore për vitin 2008 e cila rendit Shqipërinë në vendin e 87-të ndërmjet 130 vendeve. Koordinatorja e Forumit të Gruas në PS, Ermira Danaj tha sot në një konferencë për shtyp se ”Ajo cka është më e rëndësishme dhe shqetësuese është fakti se në krahasim me vitin 2007 ne kemi zbritur 21 vende dhe në krahasim me 2006, 26 vende. Pra, në lidhje me cështjen e barazisë gjinore Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë asnjë progres gjatë dy viteve të fundit, përkundrazi gjatë 2008 ka bërë shumë hapa mbrapa”.
Duke iu referuar shifrave të raportit përfaqësuesja e PS-së tha se ajo cfarë ka bërë qeveria në lidhje me barazinë gjinore me pjesëmarrjen në tregun e punës është më shumë demagogji se sa hapa konkretë.
“Partia Socialiste dhe Forumi i Gruas Socialiste angazhohen të punojnë konkretisht dhe pandërprerë në drejtim të objektivit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave në të gjitha fushat e jetës duke e bërë këtë objektiv pjesë themelore të programit tonë”.- përfundon deklaratën Koordinatorja e Forumit të Gruas në PS, Ermira Danaj. Sipas raportit Global të Indeksit të Pabarazisë Gjinore për vitin 2008, në Shqipëri shkalla e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në tregun e punës është vetëm 55% në krahasim me 75% të burrave. Shkalla e papunësisë së grave dhe vajzave është 17.5% në krahasim me 12% të burrave.Gratë vazhdojnë të kenë të ardhura shumë më të ulëta se sa burrat duke qenë kështu shumë më të rrezikuara nga varfëria. Sipas të njëjtit raport të ardhurat për frymë të grave në Shqipëri janë vetëm sa gjysma e atyre të burrave. Në lidhje me pjesëmarrjen e grave në politikë Shqipëria renditet shumë më poshtë, në vendin e 119, duke pasur një ndër pjesëmarrjet më të ulëta të grave në parlament dhe qeveri.
(s.g/BalkanWeb)