Topalli takon grevistët, interesohet për shëndetin e tyre
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shkuar në sallën e Parlamentit për të takuar deputetët që ndodhen në grevë për lirinë e votës. Kryeparlamentarja Topalli ka shkuar që të interesohet për shëndetin e deputetëve, në gjendjen në të cilën ndodhen ata. Është hera e tretë që Topalli takon grevistët, duke përjashtuar ditën kur u zhvillua seanca parlamentare, ku grevistët ishin ulur në karrige para kolegëve të tyre. Vizita e Topallit përkon edhe me deklaratat që janë bërë në lidhje me gjendjen e keqe në të cilën ndodhen dy deputetë, njëri prej të cilëve vuan nga diabeti. Topalli u interesua veçanërisht për shëndetin e Spartak Brahos, gjendja shëndetësore e të cilit ka qenë më e luhatshme, krahasuar me gjithë të tjerët. Kryeparlamentarja është shqetësuar dhe për kushtet e grevës dhe u ka çuar deputetëve krevate dhe mbulesa për të kaluar më lehtë natën. Të gjitha këto janë vënë në sallat e tjera dhe jo atje ku zhvillohet seanca plenare. Deri tani dy partitë e mëdha, PD dhe PS, nuk kanë plotësuar akoma kërkesën e grevistëve, të cilët do të vazhdojnë grevën deri sa t u plotësohen kërkesat.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2008