E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistet premtojne perkujdes per buqesine

Nensekretari per programin politik ne Partine Socialiste, Ervin Bushati, deklaroi diten e djeshme ne nje konference per shtyp se programi i ri i kesaj force politike ka ne qender te tij bujqesine dhe pemiresimin e jetes ne fshatin shqiptar. Gjate nje konference per shtyp te mbajtur ne seline e PS-se, Ervin Bushati nenvizoi se mungesa totale e politikave te zhvillimit dhe orientimit, ka lene ne udhekryq njerezit qe punojne dhe jetojne ne zonat rurale te vendit. Sipas tij, Shqiperia ka shifrat me te ulta ne Europe persa i perket prodhimit qe merr nga fshati dhe po keshtu per varferine e skajshme ne te cilen ndodhen banoret e fshatit ne vend.

"Shqiperia ka sot produktivitetin bujqesor me te ulet ne Europe. Nje studim i fundit i Bankes Boterore mbi bujqesine ne Shqiperi tregon se fshatari shqiptar eshte 3 here me i varfer se fqinji i tij ne Maqedoni" theksoi ne fjalen e tij perpara medieve, nensekretari per programin politik ne Partine Socialiste, Ervin Bushati. Sipas tij,mungesa e metodave dhe infrastruktures moderne kane bere qe te hasen probleme te renda ne burimet e prodhimit. Nderkohe qe sipas Bushatit nuk po ofrohet asnje strategji nga qeveria per ta nxjerre nga gjendja e pashprese ne te cilen ndodhet fshati shqiptare. Nga ana tjeter kreu i Partise Socialiste, Edi Rama gjate takimeve te shumta qe ka pasur ne fshatra te Shqiperise me bujq dhe blektore ka theksuar rendesine e zhvillimit te prodhimit vendas ne ekonomine e vendit. Sipas Rames, Partia Socialiste do te kete si pike qendrore te programit te saj te ardhshem qeveritar permiresimin e jetes ne fshat dhe shtimin e prodhimeve aty.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›