Meta: Na sulmojnë se jemi të fuqishëm
Një ditë pasi Gjykata e Lartë dha vendimin, final duke e shpallur kreun e LSI-së Ilir Meta duke e shpallur atë me votim unanim të pafajshëm, ky i fundit ka deklaruar se do të kërkojë nga drejtësia që ta thotë fjalën e fundit për këtë mashtrim që tentoi të dëmtojë atë dhe LSI.
“Fitorja 5 me 0 ishte jo fitore e imja por fitorja e juaj. Ata donin të shuanin shpresën tuaj për një të ardhme.Drejtësia nuk e ka thënë akoma fjalën e saj, që broshiti nipi i byros politike me bandën e tij. Kërkoj fjalën e saj, të mos bie pre e presionit dhe shantazhit të politikës. Ne jemi pjesë e kësaj shoqërie me të mirat dhe problemet e saj. Nuk mund të pranojmë përdhosjen e vlerave të shoqërisë tone, aq më tepër që ligji të dhunohet nga përfaqësuesit ligjor. Jemi ktu për tu angazhuar me reformat, për të mbështetur të gjithë prokurorët, avokatët, për ti shkuar deri në fund drejtësisë”-tha Meta.
Kreu i LSI ka shigjetuar edhe kreun e PS-së Edi Rama, i cili sipas Metës u përpoq të hidhte baltë ndaj tij në 20 vjetorin e forumit të FRESH.
“Ilir meta bashkë me shumë të tjerë i dhanë jetë pluralizmit politik, duke krijuar forumin më të sukseshëm të cilin e vrau lideri i byros socialiste. Sot dua t`ju falenderoj ju për fitoren më 8 maj. Ndërsa ai që vajton humbjen e bashkisë pas një procesi transparent nuk ka hallin e banorëve ,por se humbi bankën e tij. LRI është fuqia e LSI , e ardhmja e prekshme e saj, energjia për ndryshim. Ju ftoj të bëheni pjesë e një debati për të hedhur themele për fitoren dhe suksesin tonë në 2013. I ftoj të gjithë të rinjtë kudo në Shqipëri të kandidojnë për cdo post në LSI. Na sulmojnë sepse jemi të fuqishëm , nuk jemi të përkryer por jemi dhe do të vazhdojmë të jemi më të mirët”-theksoi ai.
Kreu i LSI ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për drjetimin e forcës politike që ai drejton , themelimit të LSI në vitin 2004.Deklarata e kreut të LSI-së u bën gjatë punimeve të Konventës së Lëvizjes Rinore për Integrim.