E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Në shesh dolën vetëm 2 mijë njerëzNga TemaMinistri i Jashtëm dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, mendon se socialistët bojkotuan ëndrrën e Edi Ramës për të çuar vendin në krizë për interesat e tij personale. Meta vlerësoi gjatë një prononcimi në AL

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Në shesh dolën vetëm 2 mijë njerëzNga Tema

Ministri i Jashtëm dhe kryetari i LSI, Ilir Meta, mendon se socialistët bojkotuan ëndrrën e Edi Ramës

për të çuar vendin në krizë për interesat e tij personale. Meta vlerësoi gjatë një prononcimi në ALSAT në emisionin “Puls” se ai ishte një manifestim i turpshëm, ku nuk ishin të pranishëm as 2 mijë veta.

“Një forcë politike që ka marrë 600 apo 700 mijë vota dhe nuk mbledh dot as 2 mijë njerëz në një miting të organizuar me aq shumë bujë, kjo do të thotë që vërtet të kesh ngelur peng i një dëshire që është jashtë realitetit. Ishte një manifestim i turpshëm, ku dje u akuzuan mediet pse kane filmuar nga lart dhe pse nuk jepnin vetëm pamjet e regjisë së kontrolluar”, - tha Ilir Meta, ministër i Jashtëm.

Meta vlerësoi se bojkoti i opozitës nuk ka krijuar krizë parlamentare dhe se e vetmja krizë është ajo e vetë lidershipit socialist, Rama, i cili, sipas tij, është njeriu i fundit që duhet të kërkojë rinumërimin e votave.

“Të vetmet forca politike që nuk mund të kërkojnë hapjen e kutive, janë PS dhe PD, sepse ato kanë pasur përfaqësimin e tyre njësoj të balancuar kudo ku është administruar vota, në çdo qendër votimi dhe në çdo qendër numërimi. Dhe jo vetëm kaq, në çdo qendër votimi votat kanë qenë të filmuara. Të thuash pse të mos hapen, kjo do të thotë njësoj pse të mos bëhen zgjedhje të reja, meqenëse një palë ka ngelur e pakënaqur me këtë gjë, por vendi nuk mund të hyjë në precedentë të tillë kaosi dhe destabiliteti”, - vijoi Meta.

Ndërkohë, për sa i përket vendimeve të Kryesisë së LSI për largimin e disa ish-anëtarëve të kësaj force që dolën kundër vendimit për bashkëpunim me PD, kryetari i kësaj partie vlerësoi se ata ishin thjesht njerëz që ishin futur në parti për interesa personale, duke iu referuar konkretisht Ndre Legisit.

“Ata që kanë ikur, nuk janë disidentë, ata janë përfitues, njerëz që kanë ardhur në bazë të një lloj marrëveshjeje që do të ishin dhe deputetë, për arsye sepse kur u krijua LSI, ne kishim nevojë për të pasur dhe një grup parlamentar, nuk është problemi se kanë pasur ideal apo qëllim fisnik. Sepse rasti i Legisit është një njeri që me 150 vota ka dale deputet, pra ka përfituar, kur mandati i tij vlente 25 mijë vota dhe në momentin që e pa që nuk bëhej dot si atëherë, zgjodhi atë rrugë dhe le të bëhet pjesë e estradës së Ballshit, nuk është përgjegjësia ime”, - përfundoi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›