E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri gjen zgjidhjen për drejtorin e RTVSHNga Antena brenda familjesSandri u zgjua dje që në mëngjes nga Petrit Beci. E kishte kapur paniku i protestave kundër TVSh. - Sandër vëllai, si do shkojë puna ime? Këtyre, mor vëlla, nuk u merret vesh. Ca t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri gjen zgjidhjen për drejtorin e RTVSHNga Antena brenda familjes

Sandri u zgjua dje që në mëngjes nga Petrit Beci. E kishte kapur paniku i protestave kundër TVSh.

- Sandër vëllai, si do shkojë puna ime? Këtyre, mor vëlla, nuk u merret vesh. Ca thonë na kanë vjedh vota dhe e kanë me doktorin, ca thonë na kanë vjedh kohën dhe e kanë me mua. ǒkanë me mua, mor vëlla, ç’u bëra unë?

- Hajt mo bole, ç’më zgjon që në mëngjes për këto idiotësira. Ti dhe ashtu për të ikur ke. Më mirë bëjmë sikur rezistojmë pak te ty dhe pastaj bëjmë rokadë.

- Çfarë rokade do bëjmë mo burrë, unë mezi i solla punët në rregull. Kam tre vjet që punoj natë e ditë. Ça keni dash ua kam dhënë. Gjithë Arkivin e TVSh ia kam fal Fevziut pa asnjë lek. Gjithë ndeshjet që kam ble me paratë e shqiptarëve, t’i kam fal ty te Supersporti. Ça keni dash në lajme, keni bë. Pse, mo burrë, do më lëshoni mua, se e kërkon Erion Veliaj?

- Jo mo burrë, s’e rrun njeri për Erion Veliajn, po duhen bërë ca ndryshme tani, të thashë. Kam fol dhe me doktorin. Më tha të bëjmë një rokadë. Ty po të çojmë te vendi i Mesilës, kurse në vendin tend biem dikë që e emëron Mesila. Si të duket?

- Po pse mo Sandër, mirë jam, më ka rënë bretku në punë. Ça keni thënë, ua kam bërë. Unë e di që është trash pak puna, po vetë më keni thënë mo burrë. Se unë s’kam gjë me Ed Ramën, qafsha gocën! Unë Edin e kam pas mik mo. Harrove ti që me votën e tij u bëra drejtor. S’kam gjë me të unë mo burrë. Ju më ngatërrut. Tani më dilni zot.

- Hajt mo burrë, ç’e çan trapin nga Erion Veliaj. Ja se flas unë ndonjë ditë me Ramën që të mos bëjë zë, po bëmë një rokadë me Mesilën.

- Po jo mo Sandër, se s’dua të iki, se tani i kam vënë punët në vijë. I kam thënë dhe doktorit, unë po deshe ti iki, po ai më ka thënë: “Jo Petrit, jam shumë i kënaqur. Kurrë nuk ka qenë TVSh kaq mirë sa nën drejtimin tënd”, - më tha. Se u hapën fjalë tani se do vijnë këta të Metës. Po s’ka lezet o burrë, kush do vijë?! Zheji ka qenë, ai Luan Rama s’mund të vijë se ka rrahur një gazetar, e kanë heq nga ministër për atë punë.

- Po jo të Ilir Metës mo k…, të thashë do vijë ndonjë nga të Mesilës.

- Po pra, Mesilës. A ka qenë zëdhënëse e Ilir Metës Mesila? Apo, harrova, është me PD tani. Hajt mo burrë se më hutove fare. Më ra bretku në punë më ra, dhe mendjen kur flas nuk e kam.

- Beci, që ti je një rrotë k… këtë e di gjithë Tirana, po unë të them shko aty në vend të Mesilës se nuk është keq. Lëre ta kërkojnë ata një herë, të bëjnë dhe ca protesta te TVSh, pastaj të ndërron vëllai ty, ç’ke ti. Vëmë një nga ata të Mesilës, mos ça kokë.

- Po kush janë këta të Mesilës mo burrë se më çmende, sa paska kjo Mesila? Apo ç’ke në mendje ti, ia fut janë të Mesilës...

- Bec, mos më ça trapin shumë tani. Do ta bësh dhe këtë sakrificë. ǒke mor ti, të tregon vëllai si të bësh lekë dhe atje. Nisim një aksion bashkë, u vëmë gjoba këtyre që s’i blejnë filmat te ne. Ua mbyllim gjithë kabllorët dhe gjithë lokalët. Mos ça kokë, të tregon vëllai. Pastaj tri frekuenca më jep mua ti, t’i shes nga 1 milion, tre milionë, ja ku doli një treqind mijëshe për ty. Pse, ti kujton se Mesila doli pa gjë nga licenca e Ora News që shita unë? Jo mo vëlla, s’i ngelem njeriut borxh unë.

- Mirë mo Sandër, mirë, si të dush, po e kam merak mo burrë me ik tani, se kam bë gjithë këto punë. Hajt mo, ti me doktorin e dini më mirë. Po unë, qafsha gocën, vetëm në punë kam tri vjet, më ra bretku. Pse mo burrë s’ta di njeri në këtë jetë?

- Hajt Bec, mos më ça trapin, se për të mirën tënde e kam. Se qe nxehë një ditë Jozefina, thoshte: “Duhet me e fut në burg njat Petrit Becin, se s’ka lane karrika pa vjedh aty.” Ia fuste kot mo burrë, po e qetësova unë. E kishte inatin me atë Kopanin, se paskësh dhënë dy herë Liri Berishën në një aktivitet dhe një herë Jozefinën.

- E di mo të keqen vëllai, e di. Ndaj jam në hall, se kam heq të zitë e ullirit. Se në të gjitha qeveritë ka rivalitet burrash, te kjo e doktorit ka rivalitet grash mor vëlla. Se këtu burrat kanë vdekë. E di or vëlla, e di, s’kam ç’të bëj.

- E mirë Beco, ik mos më çaj trapin tani, se do merrem unë me këtë punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›