“Porgy and Bess” në Shqipëri? Një tundim i tejzgjatur....Nga Zhani CikoEdhe sot mbas plot 38 vitesh nga shpërndarja e parë në efirin e grijtë të asaj kohe të tingujve të “Rapsodisë në blu” përmes një emisioni muzikor në Radio Tirana kthimi tek muzika
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
“Porgy and Bess” në Shqipëri? Një tundim i tejzgjatur....Nga Zhani CikoEdhe sot mbas plot 38 vitesh nga shpërndarja e parë në efirin e grijtë të asaj kohe të tingujve të “Rapsodisë në blu” përmes një emisioni muzikor në Radio Tirana kthimi tek muzika e George Gershwin, këtij kompozitori amerikan koshient për qenien e tij si simboli i parë i kësaj faqeje të rëndësishme të muzikës botërore, mbetet një tentacion mbase dhe një rit. “Unë kam pretendimin modest të jem kontrubuesi i elaborimit të romanit të madh muzikor amerikan” – u shpreh një herë në fillimet e tij, ai që më pas do të njësonte veten pa u druajtur me “Shubertin amerikan”.
Mbase është pjesë e ngjizjes së këtij tentacioni të madh edhe ardhja e tij mesianike si një hebre me origjinë ruse, krijues pse jo i gjinive orkestrore amerikane si “Rapsodi në blu”, “Një amerikan në Paris”, “Koncerti për piano” e deri tek krijimi i së parës opera të llojit “Porgy and Bess” pak para vdekjes së tij.
I qëndrojmë gjykimit të Shoenberg-ut: “Është absolutisht e qartë që Gershwin ishte një novator. Atë që ai bën me ritmin, harmonitë, meloditë, nuk është vetëm stilistikë. Është bash një gjuhë shumë larg manierizmit të shumë autorëve që pretendojnë të jenë “seriozë”. Meloditë e tij nuk janë product që pretendojnë të jenë “seriozë”.
Meloditë e tij nuk janë produkt i aplikimit të një forme të realizuar mekanikisht, janë entitete të patjetërsueshme. Melodia, ritmika dhe harmonia e tij janë pjesë përbërëse e së njëjtës gjuhë dhe s’kanë asgjë të huazuar”.
Por le të kthehemi aty ku 38 vite më parë, në sajë të një mundësie të vogël munda të sjell pas një udhëtimi në Rumani, diskun e parë në tokën shqiptare me dy veprat e Gershwinit – “Rapsoditë në blu” dhe “Koncertin për piano”, një ekzekutim i Orkestrës së RT rumun.
Atmosfera iluzive e atyre dy –tre viteve “të liberalizimit” siç u definua më pas, më lejoi të paraqes në një emision të radios duke sjellë informacion mbi autorin dhe konsideratat personale për veprat. Më kujtohet se “për të qenë brenda” përdora termin “Vepra të muzikës negritane” duke përfituar nga i vetmi lançim që i ishte bërë disa vite më parë basit të famshëm negritan Pol Robson me këngët e tij popullore. Gjithsesi larg stilit “jazz”.
“Porgy and Bess” – vënia në skenë e veprës madhore, kjo po ishte Tentacioni i Madh. Takime e biseda mes miqsh, të rinj me formim të themi anglo sakson (për kohën) ma yshtën idenë “e rrezikshme” dhe prandaj u soll partitura për piano dhe regjistrimi më i fundit i veprës, gjë që edhe kjo mes procedimeve së censurës së kohës ishte një anabas më vete.
Sot më duket se tundimi për “Porgyn-n” në ato vite paska qenë fryt i asaj ngjizje të menjëhershme që shkaktoi gjilpëra e gramafonit mbi diskun sapo nisi ai tril i klarinetës që çel rapsodinë, e më pas Hyrja orkestrore e veçantë, Summer Time e sa e sa të tjera që aso kohe na zbuluan kontinentin e ri gershwinian dhe mbas tij të gjithë atë çka përfaqëson muzika e gjigantit të përtej oqeanit.
Mbas asaj që ndodhi në ’73 në artin tonë dhe në operan shqiptare, njëzet vitet e egër në vijim dhe fatet personale të të “tentuarve” nga kjo histori, askush nuk guxoi të hedhë shikimin më mbi ato pentagrame. Lajmi mbi “komplotin gershwinian” u citua në tubimet e zeza dhe zyrat sekrete. Dikush u nderua për “zbulimin” e tij, “i tentuar” u vu nën presion...
Pas disa faqeve të përkthyera në partiturë nga Pirro Misha, nuk mbetën as f letët e përkthimit të plotë të veprës nga i nderuari Haki Bejleri, të cilit i shkoi dëm mundi...
Para dy – tre ditësh një muzikant i hershëm i Orkestrës së Operas, z. Benjamin Guraziu, më tha: “Ti po e bën tash “Porgyn” po Hakiut s’ia ke paguar ende përkthimin. Ai më thoshte: “U dogj Zhani, m’u dogj dhe mua puna...”
Të gjithë ata që ëndërruan asi kohe për përqasjen e pamëkatë me artin e madh dhe m’u rreshtuan në krah që nga Gaqo, Rifati e Ramizi, Mihal Luarasi e Pirro Mani, Ali Oseku, sh. Koço, sh. Nefo, Agroni, Panajoti e Berti kanë shumë për të marrë. Ajo që përjetojmë tani kur realizimi i çdo “tundimi artistik” është kryesisht vetëm fryt i kapacitetit krijues individual, është rikompensimi më i madh i lirisë së fituar, i tundimit të realizuar..