Topalli: Rama të mos lodhë njerëzit, duhet vetëm një deputet për të paraqitur projektligjinNga TemaKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se nuk është e nevojshme që të lodhen shqiptarët duke u marrë firma për projektligje, por mjafton nisma
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Topalli: Rama të mos lodhë njerëzit, duhet vetëm një deputet për të paraqitur projektligjinNga TemaKryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se nuk është e nevojshme që të lodhen shqiptarët duke u marrë firma për projektligje, por mjafton nisma e një deputeti dhe kjo realizohet. Topalli e komentoi kështu nismën e PS për të marrë firmat e qytetarëve për një projektligj që synon hapjen e kutive dhe transparencën zgjedhore. “Edhe një herë duke iu përgjigjur pyetjes suaj, si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, pres që opozita në vijë në parlament, pres deputetët e zgjedhur nga shqiptarët, që i kanë ngarkuar detyrën e rëndësishme, që të bëjnë misionin e opozitarit, që të jenë të pranishëm në parlament. Ata do të kenë të gjitha hapësirat që lejon Kushtetuta, ligji dhe gjithë fleksibilitetin e kryetares së parlamentit për t’i respektuar në detyrën e tyre. Padyshim, çdo iniciativë kushtetuese do të shqyrtohet në parlament. Po unë mendoj që edhe aty kishte rrugë për këtë nismë. Ju e dini që në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit nuk ka nevojë që t’i lodhin fare shqiptarët. Mjafton iniciativa e një deputeti për t’u shqyrtuar në parlament. Rrugët kushtetuese, rrugët ligjore respektohen në parlament”, - tha kryetarja e Kuvendit.
Ajo i bëri komentet pas një takimi që pati me homologun kanadez, Noel Kinsella. Ky i fundit duke komentuar bojkotin e opozitës ndaj Kuvendit, tha: “Ne përdorim fjalën parlament, e cila vjen nga gjuha frënge, parlè, që do të thotë “me fol”. Një nga kushtet për të folur është prania në parlament. Si kryetar parlamenti unë inkurajoj të gjithë anëtarët e tij të vijnë dhe të flasin në parlament”.
Kryetarja e Kuvendit komentoi dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ligjin e lustracionit. Ajo tha se mazhoranca tani do të hedhë sytë drejt kompromiseve më të gjera për këtë ligj. “Nuk jam njohur ende me këtë dokument. Ne respektojmë vendimet e gjykatave, vendime të tilla të gjitha respektohen. Detyra e parlamentarëve është për të parë se çfarë hapësirash ka për mundësimin e kompromiseve më të gjera, për të respektuar të tilla vendime. Kjo në të njëjtën kohë kërkon një votë më të gjerë, kërkon praninë e opozitës në parlament”, - tha Topalli.