Meta: Nese Rama nuk reflekton, qytetaret do te shprehen me vote
Nese kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, nuk reflekton ndaj kerkesave, te grupit te keshilltareve te Levizjes Socialiste per Integrim ne kete bashki, atehere votat per buxhetin 2009 nga kjo parti do te jene kunder. Ky eshte qendrimi i LSI-se, i shprehur diten e djeshme nga kryetari i kesaj partie, Ilir Meta, per votimin e buxhetit te ardhshem ne Keshillin Bashkiak. "Ne rast se mungon vullneti dhe reflektimi per propozimet e bera nga grupi i keshilltareve tane, qe buxheti te jete i detajuar ne cdo qindarke te veten, e cila duhet te kete destinacion te sigurt dhe mireperdorim ne funksion te komunitetit, atehere nuk do te jete faji yne qe, per kete buxhet do t'i duhet te shprehen qytetaret e Tiranes me votim", sqaroi Meta qendrimin e partise qe ai drejton. Sipas tij, kryeqytetasit nuk mund te pranojne me, qe nje rruge te paguhet tre here nga bashkia e Tiranes dhe perseri te prishet, ata nuk mund te pranojne qe nje shkolle te paguhet dy here me taksat e tyre nga bashkia e Tiranes dhe tavani i saj perseri te bjere dhe te zere femijet. Njekohesisht Meta iu pergjigj akuzave te Partise Socialiste per qendrimin qe mbajti per buxhetin e kryeqytetit, bashkise se Tiranes, te cilet e akuzuan per bashkim votash me Partine Demokrati. Kryetari i LSI-se, i ka quajtur keto akuza si fleterrufe ne adresen e tij dhe te partise qe ai drejton. "Pa u marre me filozofine e ketyre fleterrufeve te vjetra, qe i takojne revolucionit kulturor, keshilltaret qe ishin rreshtuar dje para bashkise, duhet t'u thone qytetareve te Tiranes se pse kryetari i baskise, nuk merr pjese ne mbledhjen ku diskutohet buxheti i bashkise dhe a ka gje me te rendesishme per nje kryetar bashkie, te cdo qyteti ne bote, sesa diskutimi dhe miratimi i buxhetit te bashkise", sqaroi Meta. Kreu i LSI, shpresonte se do te degjonte ndonje argument te keshilltareve te Partise Socialiste se, per cfare ata nuk ishin dakord me propozimet e bera nga grupi i keshilltareve te Levizjes Socialiste per Integrim, propozime te cilat, sipas tij, i kane te zyrtarizuara prej gati nje muaji. "Po keshtu, une dua t'iu them ketyre keshilltareve se qytetaret e Tiranes nuk i besojne me perrallat me modelin e suksesshem, qe i ben buxhetet ne funksion te karteleve dhe jo te qytetareve", theksoi Meta. D.Dedej