E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i pajetë një 37-vjeçar, arrestohet i dyshuari për vrasje

Gjendet në anë të rrugës trupi i pajetë i një 37-vjeçari. Në një nga rrugët nacionale që të çojnë drejt periferisë së Tiranës në lagjen Shkozë, kalimtarë të rastit dhe më pas familjarët kanë identifikuar shtetasin Pajtim Elezi. Trupi i tij i pajetë është gjetur në anë të rrugës thuajse i dëmtuar nga goditje me sende të forta. Vetëm pak minuta pas identifikimit të viktimës, policia ka shoqëruar dhe pak më vonë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen. Fatjon Leka 18 vjeç dhe një bashkëmoshatarin e tij për armëmbajtje. Mësohet se viktima dhe autori para krimit kishin pirë dhe darkuar bashkë. Sipas të dhënave paraprake të policisë mësohet se i arrestuari si autor i kësaj vrasje ka qenë në gjendje të dehur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›