E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Pse e refuzova videon

/ /

Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se kryeministri tha se ne ate takim Prifti i kishte kerkuar qe te mos pranonte qendrimin e ri te Levizjes Socialiste per Integrim e cila nga ana e saj kishte cuar emrin e Ilir Metes ne postin e ministrit te Ekonomise. Historia e videos eshte mjerane. Autori i saj kur do te largohej nga detyra e ministrit me vendimin e partise se tij vjen dhe mendonte se une nuk do te pranoja nje gje te tille. Une i pranoj marreveshjet. Une nuk i shkel ato. Te tjeret mund te shkelin marreveshjet me mua por une me ta jo absolutisht. Ky eshte morali dhe karakteri im. Qendrimet e mia une i bazoj ne moral. Dhe une i them atij qe nuk mundem sepse une zbatoj marreveshjen u shpreh kryeministri. Me pas sipas tij Prifti i ka permendur ekzistencen e nje videoje per te cilen tha se ajo mund ta demtoje maxhorancen dhe qeverine. Ne fund me thote Me vjen keq por une kete mazhorance do ta demtoj sepse kam nje video. I them Sa te kesh fuqi e me shume ta demtosh dhe coja kujt te duash. Dhe absolutisht kete pergjigje e mori cdo njeri ne cdo kohe. Imagjinoni ju ne qofte se une do te hapja nje spirale Po kush eshte ai qe mund te marre peng qeverine e Sali Berishes Kurre Keshtu qe une po te doja... vijoi me tej kreu i ekzekutivit. Sipas Berishes Ilir Metes i eshte bere nje oferte prej gjashte muajsh qe te largohet nga koalicioni per te rrezuar qeverine. Jane perpjekur 6 muaj rresht ne menyren me intensive dhe meqenese nuk u rikatua kryeministri duhet te rikatohej Meta kryetari i LSI-se dhe te dilte me cdo kusht nga koalicioni. Ketu kam mesazhin e derguar prej tij qe i kishte ofruar ta bente dhe kryeminister mjafton te zhdukej Dragobia. Sepse ne slengun e tij te zakonshem me etiketon si Dragobia qe me ben nderin me te madh tha me tej Berisha. Ju skeni qene ne Dragobi por eshte nje fshat mahnites i bukur. Le qe eshte keshtjelle natyrale. Harron ai qe eshte keshtjelle natyrale e ka edhe kete merite te madhe. E ka krijuar Zoti keshtjelle te pamposhtur. Dhe ai i thote Ik nga Dragobia se te bej kryeminister une. Te behej kryeminister i bunkerit te bllokut shtoi me tej kreu i ekzekutivit.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›