PS nis anëtarësimet në Tiranë,Tahiri: Të gjithë ata që spranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, të na bashkohen
Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht fushatën e anëtarësimeve në Tiranë. Në një konferencë për shtyp Sajmir Tahiri deputeti i PS , njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, theksoi se të gjithë strukturat e kësaj partie janë mobilizuar për të dyfishuar anëtarësimet në Tiranë, në funksion të një fitoreje spektakolare në zgjedhjet e ardhëshme të 2013.
Partia Socialiste ka ardhur me një program të ri për të gjithë shqiptarët dhe ky proces nuk ka përfunduar. Ne po punojmë që të fitojmë në cdo njësi fitore sopektakolare. Sot zyrtarisht nisim anëtarësimet në Tiranë. Të gjithë ne, në cdo njësi jemi përgatitur për të filluar menjëherë nga puna për të 2-fishuar anëtarësimin në Tiranëtha ai.
Tahiri ka sulmuar dhe kreun e qeverisë, duke e fajësuar për rrënimin dhe gjendjen e mjerë në të cilën e ka katandisur vendin, ndërsa u ka bërë thirrje për përqafim të Rilindjes shqiptare, të gjithë atyre që nuk e duan rrënimin e Berishës.
PS sot hap dyert për një proces të pandalshëm. Të gjithë do gjejnë derën të hapur për të luftuar prapambetjen. Janë më shumë ata që kanë pasion për të nxjerrë Shqipërinë nga rrënimi do jemi bashkë me ta, janë shumicë dërmuese të papunët, ata që paguajnë taksa të mëdha. Sot taksat për sipërmarrësit e vegjël janë dyfishuar, po ashtu dhe për ata të mëdhenj. Janë më shumë shqiptarët që duan shkolla. Fushta jonë është për të gjithë ata që spranojnë dot rrënimin e Sali Berishës, ndaj duhet të bëhemi bashkë për të dhënë forcë nga forca jonë përfundoi Tahiri.