E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Opozita e dëshpëruar pse nuk pati viktima

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i ekonomisë Ilir Meta ka deklaruar se opozita është e dëshpëruar se nuk pati viktima në përmbytjet në Shkodër.

Duke foluar në seancën pleanare zv.kryeministri Meta theksoi se opozita po kërkon që ta përdorë fatkeqësinë në Shkodër për të dëmtuar qeverinë.

Ai gjithashtu theksoi se opozita po mashtron qytetarët se nuk është menaxhuar mirë kaskada e Drinit ndërkohë që situata është mirëmenaxhuar. Sipas tij e gjithë kjo propagandë që po bëhet nga opozita bëhet për qëllime politike.
 

“Ju nuk e rrëzuat dot qeverinë me kutitë dhe tani kërkoni që ta rrëzoni qeverinë nga përmbytjet theksoi Meta duke shtuar se opozita mund të ngrejë një komision hetimor për menaxhimin e digave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›