E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takon perfaqesues te Grupit te Miqesise se Asamblese Kombetare Franceze



Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur dje perfaqesues nga Grupi i Miqesise se Asamblese Kombetare Franceze. Gjate bisedes Topalli tha se mes dy vendeve ekzistojne marredhenie te shkelqyera dhe shprehu kenaqesine per bashkepunimin ne rritje mes dy parlamenteve. Ne e falenderojme dhe e vleresojme si shume te rendesishme mbeshtetjen e Frances ne proceset demokratike dhe integruese te Shqiperise - tha kryetarja e Kuvendit - dhe mbi te gjitha per kontributin per njohjen e pavaresise se Kosoves dhe stabilitetin e rajonit. Topalli gjithashtu tha se Franca ka luajtur nje rol te vecante per mbeshtetjen e Shqiperise dhe shprehu besimin se kjo mbeshtetje do te vazhdoje. Anetaret e delegacionit te Asamblese Franceze theksuan se Shqiperia luan nje rol shume te rendesishem moderues ne rajon dhe vleresuan reformat qe po ndermerren ne cdo sektor.

29 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›