Komisioni i Brendshem i PE-se rrezon kushtin e Holandes
Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme i Parlamentit Europian rrezoi dje propozimin e europarlamentarit holandez Daniel van der Stoep per daljen e Shqiperise nga Konferenca Islamike si kusht per liberalizimin e vizave. Nderkaq ky komision ka miratuar rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen rezolute kjo e hartuar nga eurodeputetja Tanja Fajon. Rezoluta ne fjale mori 49 vota pro dhe 2 vota kunder te cilat u perkitnin dy europarlamentareve holandeze. Ne mbledhjen e djeshme Komisioni votoi gjithashtu edhe per opinionin e miratuar nga Komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. Tashme rezoluta pritet te kaloje per votim ne Parlamentit Europian ne seancat e 6 dhe 7 tetorit dhe me pas miratimi final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Europian qe do te rekomandoje direkt heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen vendim ky qe hyn ne fuqi ekzekutive maksimumi para Krishtlindjeve ne fund te dhjetorit 2010. Ne nje interviste per Dojce Vellen europarlamentarja gjermane Anna Maria Corazza Bildt eshte shprehur optimiste duke deklaruar se shqiptaret do te udhetojne te lire ne zonen Shengen gjate Krishtlindjeve te ketij viti. Aty nga Krishtlindjet shqiptaret do te mund te udhetojne pa viza ne zonen Shengen. Po negociojme me Keshillin e Ministrave te BE-se. Perderisa opinioni i KE-se eshte pozitiv besoj se i tille do te jete edhe ai i Keshillit te Ministrave. Vleresoj si mjaft te rendesishme levizjen qe beri Presidenca suedeze e BE-se vitin e kaluar ne saje te se ciles Keshilli ra dakord per nje deklarate te perbashket me Parlamentin Europian per te pershpejtuar sa me shume qe te jete e mundur procesin e liberalizimit te vizave - eshte shprehur europarlamentarja. E pyetur per krizen politike ne Shqiperi ajo perseriti qendrimin e Brukselit qe politika shqiptare duhet te marre pergjegjesite qe i takojne. Merrni pergjegjesite tuaja. Eshte fjala per popullin dhe vendin tuaj. Parlamenti Europian dhe KE-ja nuk mund te bejne punen tuaj. Ne vetem ju mbeshtesim - eshte shprehur Anna Maria Corazza Bildt.
29 Shtator 2010