E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta PD nuk e zgjedh pa ne Presidentin e ri

Kreu i LSI-se

Kreu i LSI-se Ilir Meta i ka bere te qarte aleatit te tij ne qeverisje Sali Berisha se pa te nuk qendron dot ne pushtet dhe nuk arrin dot te beje votime ne Kuvend per shkak te votave te LSI-se te cilat i mundesojne shumicen e thjeshte. Ne kete prizem ai i ka bere te qarte atij se as presidentin e ardhshem nuk e zgjedh dot pa LSI-ne. Meta duke folur ne Ora Nees i ka kujtuar Berishes marreveshjen qe ka firmosur me LSI-ne ne vitin 2009 ku sipas tij flitet dhe per zgjedhjen e presidentit te ri qe sic duken gjasat do te jete nje emer nga LSI-ja. Meta me kujdes i ka bere bisht komenteve per kandidaturen e Fatos Nanos duke thene me tej se LSI nuk ka nje po disa emra qe mund ti ofroje si president. Deshira jone per te qendruar larg spekulimeve per presidentin ka te beje me vleresimin tone si LSI se eshte nje ceshtje e parakohshme do diskutohet ne fund te muajit qershor e korrik. Se dyti ne nuk duam te behemi pjese e spekulimeve do jemi pjese e zgjidhjes kur kjo ceshtje te vendoset per tu diskutuar. Ai me tej ka shtuar se presidenti i ri mund te zgjidhet nga mazhoranca pa perjashtuar asnje force. Absolutisht qe LSI ka jo nje por shume emra qe mund ta kryenin nje detyre te tille por eshte nje dere e hapur secili qe do te kete mbeshtetjen e 20 deputeteve. Ne kemi nje marreveshje me PD-ne per kete ceshtje kemi nje angazhim per ta zgjidhur se bashku. Kemi nje detyrim per shkak te marreveshjes per ta diskutuar me PD-ne dhe ne nje moment te caktuar do jene forumet e LSI-se qe do marrin vendimin. I pyetur per Nanon ai tha se eshte nje e drejte e tij duke qene se ai eshte politikan me pervoje ai i di mire arsyet pse ka zgjedhur kete moment per te afishuar kandidimin e tij duke mos pranuar te deklaroje mbeshtetjen ose jo te LSI-se per emrin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›