Meta PS e Rames parti spiune
Ne 9 maj LSI do te festoje fitoren mbi fashizmin dhe mbi spiunet. Keshtu u shpreh dje kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombetar te LRI-se.
Duke u ndalur te transmetimi i videos se regjistruar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti Meta akuzoi Ramen si regjisorin kryesor te montazhit dhe keqperdorimit te saj. Une e dhashe doreheqjen i bindur jo vetem ne integritetin tim moral politik e shoqeror por edhe sepse nuk mund te pranoj qe te komunikoj me Prokurorine me gjykatat dhe me cdo institucion tjeter te zbatimit te ligjit ne kete vend dhe kudo tjeter si zv. kryeminister dhe si minister pra si nje njeri me pushtet ekzekutiv. Edi Rama i cili eshte regjisori kryesor i montazhit te bere i keqperdorimit te tij i titrave qe ka vendosur. Edi Rama i cili me aq pasion u perpoq tu perkthente Ilir Meten shqiptareve nga shqipja lart me shqipen poshte me titra u shpreh Meta. Sipas tij ky eshte nje vend qe ka te ardhme dhe te ardhmen e tij nuk e merr dot peng askush. Ne 8 maj LSI do te konfirmohet ne menyren me spektakolare ne radhe te pare ne kryeqytet dhe per kete garancia jeni ju dhe ne gjithe Shqiperine dhe ne ne 9 maj kemi dy festa te medha fitoren mbi fashizmin dhe fitoren mbi spiunet.
PS parti spiunesh
Kreu i LSI-se Ilir Meta akuzoi Partine Socialiste si nje parti spiunesh. Edi Rama ky mjeran cimkash e ktheu Partine Socialiste pavaresisht se i ruajti inicialet pra nga Partia Socialiste e Shqiperise perseri i ruajti inicialet e kesaj partie por tani ajo eshte nen drejtimin e Edi Rames Partia e Spiuneve te Shqiperise tha Meta. Sipas tij Partia Socialiste po e bazon politiken e saj mbi pergjimet e provokimet si dhe mbi video te montuara dhe e te trukuara. Duke u ndalur pikerisht ne videon qe transmetoi fillimisht emisioni Fiks Fare dhe me pas te plote emisioni Top Story kreu i LSI-se tha se Rama u detyrua te lejoje transmetimin e plote te pergjimit jo me vone se 24 ore pasi kishte dhene vetem nje pjese te tij. Ne jemi ketu per ti thene Edi Rames se me 8 maj qytetaret e Tiranes e kane vendosur tashme per te marre nje vendim te madh dhe historik nje vendim per te pastruar qytetin nje here e mire jo vetem nga nje drejtim trashme mafioz i tij qe e ka renditur Tiranen ne fund te listes se qyteteve te botes per sa i takon dhenies se lejeve te ndertimit dhe nivelet me te larta te korrupsionit por njekohesisht ne kemi nje detyre te madhe theksoi me tej zv.kryeministri ne detyre. Me tej teksa vuri theksin te zgjedhjet lokale te 8 majit kreu i LSI-se tha se ne Bashkine e Tiranes do te ndodhe nje ndryshim rrenjesor teksa shtoi se njeriu i cili kerkon te jete perjetesisht ne krye te ketij kryeqyteti per ta shkaterruar ate ne dobi te grupeve mafioze qe e mbeshtesin dhe qe pastrojne parate e tyre duke e shnderruar Tiranen ne nje lavatrice dhe qe duan ta mbajne Tiranen si nje lavatrice te tyren do te ikin me turp jo vetem nga kjo bashki por te jeni te sigurt se do te ikin me turp edhe nga jeta politike si nje njeri i cili erdhi me politiken e re dhe si nje njeri qe po iken me politiken e spiuneve te pergjuesve te fabrikuesve te njerezve me veset me te uleta morale dhe njerezore.
LSI Rama do te riktheje pergjimet
Levizja Socialiste per Integrim reagoi ne mesdite ndaj akuzave te Edi Rama. Sipas Besian Peshes zv.sekretar i pergjithshem i LSI-se kreu u PS po drejton koalicionin e spiuneve nje model qe sipas tij qytetaret po e refuzojne. Edi Rama po kerkon qe standardin e vjeter te pergjimit dhe spiunimit tua trashegoje edhe brezave te rinj te cilet cdo dite po e refuzojne me neveri kete oferte. Kryetari i spiuneve te Shqiperise nuk mund te perdore dot metodat e vjetra ne shoqerine tone te re. Megjithese ai dhe drejtuesit e Koalicionit te Spiuneve jane mesuar te spiunojne ne diktature dhe vazhdojne ta bejne kete dhe ne demokraci rinia shqiptare ka per ta refuzuar me neveri kete metode jetese tha Besian Pesha.
PS Doreheqja e Metes nuk eshte e mjaftueshme
Partia Socialiste deklaroi dje se doreheqja e Ilir Metes nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise nuk eshte e mjaftueshme. Sipas deputetes Vasilika Hysi tha se nga Keshilli i Ministrave eshte larguar Ilir Meta por aty ka mbetur blloku i pislleqeve mbi tavolinen ku ulet sikur te mos kete ndodhur asgje koalicioni i hajduteve. A mjafton vetem doreheqja e Metes per ato shkolla spitale sherbime rroga e pensione investime publike te gjitha te munguara sepse pushteti kerkon te shvase akoma edhe me teper luks akoma edhe me teper para nga xhepat tane Ne qofte se kjo qeveri zullumqare e hajdute rri ne kembe largimi i Metes kthehet ne leje te zakonshme theksoi me tej deputetja e PS.
Ajtyresa Metapo ben zedhenesin e qeverise
Anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa reagoi pas deklaratave te Metes duke thene se kreu i LSI-se vazhdon te beje zedhenesin e qeverise. A e shihni o shqiptare pa dallim qe Ilir Meta eshte larguar jo per ti hapur rruge drejtesise por per te dale perdite si zedhenes i qeverise Sepse ka ikur nga tavolina e qeverise po ka lene bllokun e hajnive ne doren e Berishes qe sndahet dot prej Metes se jane bashke per te vjedhur e duan te vazhdojne te vjedhin tha Ajtyresa.
Alibeaj Rama i mohoi djalit buken 10 vjet
Partia Demokratike akuzoi serish ashper dje kreun e PS-se Edi Rama per trukimin e videos se pergjimit mes Metes e Priftit. Por nje akt te tille mund ta kryeje vetem nje bllokmen cimke si ti qe ndan me babain biologjik e shpirteror ekzekutimin varjen manipulimet e falsifikimet per kundershtaret politike. Nje akt te tille te shemtuar mund ta realizoje vetem nje bllokmen cimke si ti qe si prind i ke mohuar djalit tend atesine kafshaten e gojes per 10 vjet rresht tha Alibeaj.
Mustafaraj Rama po censuron PD ne televizion
Zedhenesja e PD Mustafaraj tha dje se kreu i PS ka urdheruar censurimin e maxhorances ne Top Channel. Sipas saj Edvin Kristaq Rama pasi shnderroi televizionin Top Channel ne hanxharin e tij politik dhe nen psikologjine e cimkave te bllokut montoi dhe falsifikoi videon duke krijuar te ashtuquajtura prova me qellim per te demtuar imazhin e Kryeministrit te vendit e per ta akuzuar ate tashme ka vendosur e urdheruar nje censure te plote ne kete media per PD dhe per deputetet e saj ne deklaratat e tyre.
Adi Shkembi