Grupi i PS sot vendimi per bojkotin
Grupi parlamentar socialist do te vendose sot rreth bojkotit te Kuvendit prej tij. Gjate paradites se sotme ne seline roze deputetet socialiste do te diskutojne rreth propozimit te bere nga Asambleja Kombetare permes rezolutes e cila kerkon thellim te marredhenies se kushtezuar me Parlamentin. Por ky formulim i ri ne rezolute e cila nenkupton bojkot te Parlamentit nga deputetet socialiste shkaktoi debat ne mbledhjen e Asamblese. Profesori i socialisteve Servet Pellumbi e kundershtoi bojkotin e Kuvendit nga grupi parlamentar socialist duke thene se bojkoti arriti maksimumin dhe smund te sjelle asnje te mire per Partine Socialiste. Te ketij mendimi kane qene dhe deputetet Bashkim Fino dhe Erion Brace te cilet e kundershtuan idene e bojkotit. Por sekretari organizativ ne PS Blendi Klosi kembenguli ne mbledhjen e Asamblese se ne emer te grevisteve te urise bojkoti duhet te vazhdohet deri ne rrezimin e qeverise. Ne fund te ketij debati kreu socialist siguroi anetaret e Asamblese se nuk do te kete bojkot te Kuvendit me perjashtim te rasteve kur Sali Berisha do te merret me jeten personale te deputeteve. Por ne perfundim te mbledhjes Blendi Klosi duke dhene konkluzionet e mbledhjes se Asamblese tha se Asambleja Kombetare dhe socialistet shqiptare i kerkojne grupit parlamentar te PS-se te thelloje marredhenien e kushtezuar me Parlamentin deri ne zbardhjen e skemes korruptive per grabitjen e votave te qytetareve shqiptare ne zgjedhjet e 28 qershorit. Kjo rezolute dhe qendrimi per bojkot te Kuvendit pritet te ndezin debat dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist gjate mbledhjes se sotme. Nderkohe deputetet socialiste nuk kishin asnje lajmerim mbreme ne darke rreth pjesemarrjes se tyre ne komisionet parlamentare qe zhvillohen gjate paradites se sotme.
Debati
Mbledhja e Asamblese Kombetare nuk i shpetoi dot debatit per vendosjen e bojkotit me Parlamentin. Ne te ka replikuar ashper sekretari organizativ Blendi Klosi dhe nenkryetari i grupit parlamentar Erion Brace. Klosi ka folur ne emer te grevisteve te urise qe sipas tij kerkojne bojkot te Kuvendit dhe radikalizim te opozitarizmit. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Brace e ka cilesuar deklaraten e Klosit si nje perpjekje per te sfiduar pjesen tjeter te socialisteve qe nuk kane marre pjese ne greven e urise brenda cadres. Ne nuk jemi ketu qe te sfidojme njeri-tjetrin ne sfiden e kemi me Sali Berishen. Ben shume gabim qe na ndan ne ne dhe ju ne greve mesohet te kete thene Brace ne Asamble debat qe eshte shuar nga Rama i cili premtoi heqje dore nga bojkoti.
Rama Ikja e Metes e detyruar Ministria mbetet e LSI per tu zhvatur
Kreu socialist Edi Rama vazhdoi edhe dje akuzat ndaj kreut te LSI-se Ilir Meta pas doreheqjes se tij nga postet qeveritare. Gjate takimit hapes me studentet e Akademise Politike te PS-se Rama e konsideroi aktin e ish-zevendeskryeministrit dhe ish-ministrit te Ekonomise thjesht si nje levizje te detyruar ku ka nderruar vetem emri i individit por dikasteri i Ministrise se Ekonomise mbetet serish nje prone qe duhet ta mbaje LSI-ja. Ikja e nje ministri- tha Rama- nuk ndryshon asgje sepse ka mbetur sistemi i korruptuar i qeverise per sa kohe eshte ne krye te puneve te vendit qeveria e Sali Berishes. Ndersa koalicionin PD-LSI Rama e ka cilesuar thjesht si nje bashkim kusaresh e matrapazesh te cilet jane bashke per te vjedhur prona e pasuri publike te shqiptareve. A ka shembull me kuptimplote sesa edhe manovra ku pavaresisht asaj qe njerezit pane e degjuan me syte dhe veshet e tyre pavaresisht largimit te nje aktori ne kete skandal Ministria e Ekonomise trajtohet si nje domen i nje partie e cila eshte futur ne nje bashkim kusaresh e matrapazesh sic rezulton nga faktet dhe nuk trajtohet si Ministria e Ekonomise Shqiptare. Trajtohet Ministria e Ekonomise si te ishte nen ne statutin e ndjese paste LSI-se qe i perket kesaj partie dhe qe pa kete kjo parti nuk ekzistoka. Kjo eshte e vertete dhe kjo e vertete eshte e tmerrshme gje qe provon qe ketu nuk eshte ceshtje e nje personi qe deri dje ishte zv.kryeminister dhe sot nuk eshte me pjese e kabinetit qeveritar po ketu eshte ceshtje e nje sistemi te kalbur teresisht qeverises i cili duhet zhbere pasi ky kalbezim rrezikon ta coje vendin ne nje katastrofe te plote ekonomike dhe shoqerore tha Rama. Sipas tij arsyeja qe e mban te bashkuar koalicionin qeveritar eshte korrupsioni dhe plackitja e shqiptareve. Jo vetem ska pohim jo vetem ska ndjese jo vetem ska reflektim po ka nje manover nga e cila ka nje rezultat qe tregon se ne thelb ska ndryshuar asgje pasi ka ikur Meta por ka mbetur blloku aty u shpreh Rama.
PS heq dore nga protesta nga 21 janari vetem demonstrata popullore
Qe prej 21 janarit socialistet nuk do te organizojne me protesta por vetem demonstrata popullore per te larguar qeverine. Levizja opozitare tani do te marre karakter te forte politik gje qe tregohet dhe ne perdorimin e terminologjise se sakte per cdo veprim. Demonstratat ku pritet te grumbullohen masa te medha mbeshtetesish do te kene nje kerkese te qarte politike largimin e qeverise dhe organizimin e zgjedhjeve te parakohshme me nje qeveri teknike. Referuar dhe Fjalorit te gjuhes se sotme shqipe nje ribotim i vitit 2003 i Akademise se Shkencave ka nje ndryshim mes termit proteste dhe demonstrate. Me proteste nenkuptohet nje kundershtim i vendosur per nje padrejtesi a per nje veprim te paligjshem shprehje e mospajtimit me dicka ne menyre te prere. Ndersa me demonstrate fjalori i gjuhes shqipe shpjegon manifestim te masave popullore neper rruge e sheshe per te shprehur haptas nje kerkese politike ekonomike e shoqerore per te kundershtuar dicka. Dhe pse sloganet ne protestat e meparshme te opozites kane qene Hap kutite ose largohu kerkesa i eshte permbajtur vetem transparences se zgjedhjeve. Ndersa nisja e demonstratave do te kete edhe sipas kuptimit real te fjales vetem kerkesen politike per largimin e qeverise. Dhe kete qellim kreu socialist Edi Rama e tha qarte ne mbledhjen e Asamblese Kombetare. Ne 21 janar ne kembe per tu dhene mundesine shqiptareve te neveritur te fyer te tallur e te neperkembur deri ne rrenen sy per sy te ketyre diteve qe te marrin pjese ne nje demonstrate te madhe kunder qeverise....O sot o kurre duhet te jeni ne krye. Ne krye te kujt Sigurisht qe ne e dime shume mire cila eshte detyra jone. Jemi gati ta kryejme detyren tone u shpreh Rama.
Aristir Lumezi