E Diel, 1 Nëntor 2026

Yves Leterme nuk anulon vizitën, nesër në Tiranë

TIRANë- Zyra e kryeministrit me anë të një njoftimi për shtyp deklaron se kryeministri belg, nuk e ka anuluar vizitën e tij në Shqipëri, por se nesër ai do të jetë në Tiranë, ku do të pritet fillimisht nga kryeministri Berisha, do të mbajnë sëbashku një konferencë për shtyp dhe më pas Leterme do të takojë edhe presidentin Topi.Paraditen e sotme, vetë kryeministri Berisha, pasi mori vesh lajmin tragjik të përplasjes së dy trenave në Belgjikë, deklaroi se vizita e Leterme do të shtyhej.Nga përplasja mes dy trenave të pasagjereve në Belgjikë rezultojnë të vdekur deri më tani 25 persona. Përplasja ndodhi ne jugperendim te Brukselit rreth ores 08:30 ne dalje te stacionit Halle, ne drejtim te kryeqytetit belg. Polcia belge nisi hetimet nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo një defekt teknik(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›