E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PS u tërhoq nga hetimi i zgjedhjeve

TIRANE- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta duke mos dashur të komentojë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për djegien e fletëve të votimit, deklaron se Partia Socialiste i ka pasur të gjitha shanset për të realizuar hetimin e zgjedhjeve. 

Sipas Metës, Partia Socialiste u tërhoq nga hetimi i zgjedhjeve me gjithë mundësitë e ofruara nga maxhoranca.

“Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të realizuar hetimin parlamentar. Lidhur me djegien e fletëve të votimit, ky është një vendim që i takon KQZ-së dhe nuk do të bëj komente mbi këtë vendim , por mund t’ju them që vetë PS është tërhequr prej gati 2 muajsh nga hetimi i fletëve të votimit.” theksoi Meta.

Këto deklaratë, Meta e bëri pas prezantimit të dy anëtarëve të rinj që ju bashkuan kësaj force, Durim Hushi dhe Ylli Manjani, të dy të larguar nga radhët e Partisë Socialiste.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›