Tiranë, firmoset peticioni kundër raportit të Dick Marty
TIRANË- Tre organizata joqeveritare, Veteranët e Luftës së UCK-së, Familjet e Dëshmorëve dhe Invalidët e Luftës kanë organizuar sot në Tiranë nisjen e mbledhjes së firmave që do ti bashkohen peticionit që pritet të dorëzohet në Asamblenë Paralamentare të Këshillit të Europës.
Qytetarët e kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht nismës së mbledhjes së firmave kundër raportit të Dick Marty i cili do të cohet dhe në trevat e tjera ku ka shqiptarë dhe më pas do t’i dërgohet Gjykatës se Strazburgut.
Ndër firmëtarët e këtij peticioni ishte dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili gjatë viteve të luftës në Kosovë ka qenë kryeministër i Shqipërisë.
“Jam i bindur se raporti i Dick Marty ka një provë të madhe inteligjence për vetë Këshillin e Europës, por në radhë të parë dhe për ne shqiptarët të cilët duhet të provojnë se ne nuk mund të bënim në të njëjtën kohë dy gjëra: të luftonim për lirinë dhe të ishim mafiozë në të njëjtën kohë. Kjo është një goditje që godet kreun e UCK-së, UCK-në dhe mbi të gjitha hedh baltë mbi ata që kanë rënë për lirinë e atdheut të tyre.” u shpreh Majko.
Ndërkohë iniciatorët janë shprehur të bindur se firmosja në masë të gjerë nga shqiptarët, do ta ndalojë miratimin e këtij raporti. Mbyllja e këtij procesi do të jetë më datën 15 janar, kohë në të cilën do të vijojë përgatitja e dokumentave ligjorë për tja dërguar Asamblenë Paralamentare të Këshillit të Europës.
Raporti 30-faqësh i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, hedh dyshime të mëdha për UÇK-në dhe figurat kryesore të saj, në lidhje me trafikimin e organeve dhe drogës.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Haxhinasto:Raporti i Martit mund të vonojë njohjen e Kosovës