E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Pakt kombetar per integrimin

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka kerkuar dje angazhimin e te gjitha forcave politike per realizimin e nje pakti kombetar per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se ky angazhim kombetar duhet te dale jashte interesave partiake, per te mundur qe te realizohen reformat e percaktuara ne 12 prioritetet per marrjen e statusit te vendit kandidat. "Dua te apeloj per angazhimin e te gjitha forcave politike per realizimin e nje pakti kombetar per integrimin, qe del jashte kornizave dhe interesave partiake me qellim pikerisht arritjen e nje momenti pozitiv gjate dy muajve te ardhshem. Per kete ne apelojme qe me fillimin e sesionit te ri parlamentar te ngrihet menjehere komisioni parlamentar per reformen zgjedhore dhe njekohesisht apelojme qe te miratohen menjehere te gjitha ligjet me shumice te cilesuar, pasi paketa prej thuajse 16 ligjesh eshte e gatshme dhe pret vetem miratimin", tha dje Meta gjate nje konference mediat. Kreu i LSI-se tha se ky angazhim duhet te behet edhe per faktin se shume shpejt do te kemi nje opinion te Komisionit Evropian per procesin e integrimit te Shqiperise ne BE. Meta ka kundershtuar dhe kerkesen e opozites per ndryshimin e Kushtetutes. Ai tha se te "kushtezosh reformen zgjedhore me ndryshimet kushtetuese nuk do te thote gje tjeter vecse te perpiqesh te krijosh nje alibi per te mos realizuar reformen zgjedhore. Reforma zgjedhore eshte nje domosdoshmeri, eshte nje urgjence". Kreu i LSI-se iu pergjigj edhe interesit te mediave ne lidhje me zhvillimet e fundit politike. Gazeta "Koha Jone" boton te plota deklaratat e dhena dje nga kreu i LSI-se gjate konferences me gazetaret.

Z. Meta, a mund te na jepni nje koment per lajmet qe qarkullojne neper media sipas te cilave ju kane kercenuar me jete dhe ju jeni nen mbrojtjen e RENEA-s? Se dyti, ministrat e LSI-se ne kabinetin qeveritar a gezojne besimin tuaj personal te dhe te strukturave te partise?

Per ceshtjen e pare mendoj qe eshte nje histori e denje vetem per "summer page" dhe nuk meriton asnje vemendje nga ana ime, aq me teper ne nje konference shtypi e cila ka te beje me nje ceshtje shume te rendesishme, sic eshte ajo qe une permenda. Per te dyten nuk kam asnje lloj komenti, sepse nuk kam asnje lloj shqetesimi, keshtu qe per ne mbetet vendimtare pikerisht angazhimi i te gjitha forcave politike gjate ketyre dy muajve, sidomos ne fillimin e muajit shtator, pasi ne rast se do te permbushen disa nga elementet qe une permenda me pare, absolutisht qe do te ishte nje sinjal teper pozitiv qe do te ndikonte, dhe per kete jam i bindur, ne nje vendim pozitiv te KE-se dhe te BE-se per t'i dhene Shqiperise statutin e vendit kandidat.

Z. Meta, lajmi per kercenimin tuaj qarkullon prej gati dy javesh ne ambientet mediatike, nderkohe qe ju e mohuat kategorikisht. Perse nuk e keni bere me perpara nje gje te tille?

Kerkojeni kete gje tek ata te cilet i qarkullojne lajme te tilla.

Sipas te gjitha gjasave opozita do te vendose si kusht per reformen zgjedhor pikerisht ndryshimet kushtetuese. Duke qene se ju i keni kundershtuar ndryshimet kushtetuese te vitit 2008, a do ta mbeshtesni kete here opoziten per te bere riparimet e duhura ne Kushtetute?

Ne i kemi kundershtuar ndryshimet kushtetuese te bera para disa viteve per arsye sepse ato u bene me nje nxitim teresisht te pajustifikuar, se dyti ne mungese te plote transparence dhe natyrisht qe qendrimi yne vazhdon te mbetet i njejte. Fakti qe u bene ndryshime te nxituara, nuk do te thote qe per shkak se kane ndryshuar rrethanat politike te atyre qe i iniciuan keto ndryshime, pra rrethanat nuk jane te favorshme, pasi ju e dini shume mire se kush i propozoi ato ndryshime, kjo nuk do te thote qe perseri te bejme veprime te nxituara per arsye te konjukturave politike. Kjo pasi konjukturat politike mund te levizin, jo vetem cdo vit, por mund te levizim edhe cdo muaj. Kjo nuk do te thote qe ndryshimet kushtetuese mund te behen cdo vit apo mund te behen cdo muaj.

Ndaj ne kemi qene edhe jemi per realizimin e ndryshimeve te duhura kushtetuese, por natyrisht qe ky eshte nje proces qe kerkon nje konsensus shume me te gjere se sa thjesht vullneti yne dhe se dyti ky eshte nje proces qe natyrisht kerkon nje kohe shume te gjate dhe kerkon nje transparence dhe nje gjitheperfshirje, jo vetem te faktoreve te brendshem, pra te klases politike, jo vetem te shoqerise civile dhe te eksperteve, por edhe te institucioneve nderkombetare. Sepse ne Kushtetuten qe kemi aktualisht, e kemi bere me asistencen e Komisionit te Venecias dhe te shume konstitucionalisteve te njohur evropiane.

Por te kushtezosh reformen zgjedhore me ndryshimet kushtetuese nuk do te thote gje tjeter vecse te perpiqesh te krijosh nje alibi per te mos realizuar reformen zgjedhore. Reforma zgjedhore eshte nje domosdoshmeri, eshte nje urgjence. Ne rast se reforma zgjedhore do te ishte bere perpara zgjedhjeve te 8 majit, une mendoj se edhe disa paqartesi te cilat vijne per shkak se edhe ndryshimi i kodit u be me nxitim perpara tre vitesh, do te kishin teresisht te percaktuara qarte dhe nuk do te kishim pasur situata te tilla ku mosbesimi apo interpretimi linte vend per nje proces konfliktual te pakten per sa i takon paraqitjes mediatike te pozicioneve. Keshtu qe un besoj se jane te gjitha mundesite qe reforma zgjedhore te filloje menjehere, ju e keni pare besoj edhe apelin e faktorit nderkombetar.

Per sa i takon ceshtjes se ndryshimit te kushtetutes, kjo nuk mund te kondicionohet. Ne i mbetemi qendrimit tone te meparshem ashtu sikurse i mbetemi qendrimit tone qe ky eshte nje kod problematik, nuk jemi dakord me kete kod, kemi verejtjet tona, nuk kemi qene as atehere dakord. Megjithate, demokracia eshte proces, ne morem pjese ne zgjedhje edhe me kodin qe nuk na pelqente, por e domosdoshme per momentin, e perseris edhe nje here tjeter, eshte miratimi i menjehershem i komisionit parlamentar gjitheperfshires per realizimin e reformes zgjedhore, miratimi i te gjitha ligjeve me shumice te cilesuar te cilat presin vetem miratimin ne parlament, zgjedhje e Avokatit te Popullit dhe plotesimi i disa institucioneve te tjera, qe kerkon edhe angazhimin e opozites. Mendoj se te gjitha keto jane teresisht te mjaftueshme qe Shqiperia te marre nje mesazh pozitiv lidhur me aplikimin e saj per statusin e vendit kandidat. Ky do te ishte nje sukses ne fund te fundit per te gjitha forcat politike dhe per te gjithe qytetaret tone. Mendoj se zgjedhjet e tjera jane teper larg, pra jane pas dy vitesh. Tani eshte koha per te bere reforma, nuk eshte koha per te bere fushata.

Z. Meta, a po e shikoni opsionin per t'u rikthyer ne qeveri ne muajin shtator dhe e dyta, se fundmi jane permendur shume emra kandidatesh per Presidentin e Republikes. Cili eshte komenti juaj ne lidhje me kandidatet e permendur?

Nuk kam asnje koment per te gjitha keto ceshtje, prioriteti yne eshte riorganizimi i Levizjes Socialiste per Integrim. Ndersa, lidhur me objektivat per sa i takon sesionit te ri parlamentar, jane pikerisht keto qe une permenda edhe me pare. Sa me shpejt te ngrihet komisioni parlamentar gjitheperfshires per realizimin e reformes zgjedhore qe ti japim pergjigje pozitive te gjitha rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, miratimi i te gjithe ligjeve qe kerkojne shume te cilesuar votash, zgjedhja e Avokatit te Popullit dhe plotesimi i te gjitha institucioneve te tjera te cilat jane ende vakante. Mendoj se realizimi i te gjitha ketyre elementeve brenda dy-tre javeve te para te shtatorit do te na sillte nje vleresim pozitiv per statusin e vendit kandidat te Shqiperise.

Ju thate qe nuk keni pasur asnje kercenim, por Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ju jeni marre ne mbrojtje dhe ka efektive qe po e ruajne....

Sikurse e permenda edhe me pare, nuk eshte detyra ime t'u pergjigjem atyre qe krijojne lajme te tilla. Jemi ende ne mesin e veres, po afrohet dhe i nxehti afrikan, mund te kemi edhe shume ceshtje te tjera, por kjo nuk do te thote se une duhet te pergjigjem patjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›