E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Shqiperia nje vend i hapur per investimet e huaja

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, ishte sot i pranishëm në Forumin e organizuar nga Shërbimi Rajonal Danub-Ballkan.

Forumi në fjalë kishte në thelb të tij, prezantimin dhe njohjen nga afër, 25 ndërmarrjet franceze të pranishme në këtë forum, me projektet Infrastrukturore në tre sektorë : Transport, Uji, dhe Energji.

Gjatë fjalës së tij, ministri Olldashi bëri një prezantim të zhvillimeve infrastrukturore gjatë 5 viteve të fundit, ku theksoj se qeveria shqiptare ka investuar rreth 9% të GPS-së në sektorin rrugorë, pasi edhe defiçencat në këtë sektor kanë qenë shumë të mëdha.

Më tej, Olldashi informoi se Brenda një periudhe 5-vjeçare, mazhoranca ka arritur të ndërtoi apo rindërtoi nga e para rreth 8000 km rrugë, dhe se synimi është që brenda një periudhe 3- vjeçar hqipëria të ketë një infrastrukturë rrugore të kompletuar dhe të standardeve europiane”.

Gjatë këtyre viteve, fokusi i Ministrisë së Transporteve, sipas Olldashit, ka qenë infrastruktura që lidh Shqipërinë me vendet fqinje, përkatësisht me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoni dhe Greqinë. Duke i krijuar në këtë mënyrë biznesit një akses në një treg më të gjerë se Shqipëria.

Duke qenë se edhe gjatë tre viteve të ardhshme infrastruktura do vazhdojë të jetë ndër prioritet e qeverisë, investimet franceze kanë të gjithë aksesin të jenë prezente në Shqipëri në sajë të proceduarve transparente të ndjekura nga institucionet përkatëse.

Sektori i koncensioneve të mirëmbajtjes dhe operimit të rrugëve është një tjetër fushë që këto vite do të njohë zhvillim.

Olldashi theksoi se:” Është duke u bashkëpunuar me IFC-në dhe se shumë shpejt do të mund të nxirren për tender, mirëmbajtja dhe operimi i rrugëve të ndërtuar, pasi mirëmbajtja e tyre ka në kosto të madhe dhe në këtë mënyrë mund të veprohet më sektorin privat për menaxhimin e tyre”.

Përveç sektorit te infrastrukturës rrugore, ministri Olldashi u ndal edhe në sektorin e furnizimit me Ujë ku theksoi se gjatë dy viteve të fundit, në saj të reformave, nje pjesë e ndërmarrjeve të furnizimit me ujë pronë shtetërore, janë kaluar në shoqëri aksionere në pronësi të pushtetit vendor, por që shumë shpejt mund të shkohet drejt dhënies me koncesion të atyre ndërmarrjeve që janë fitimprurëse.

Ndër të tjera ministri u ndal edhe në zhvillimin dhe ndërtimin e porteve si dhe në sektorin mbetjeve të ngurta, përkatësisht të landfilleve, si sektorë të rëndësishëm dhe me interes për kompanitë e huaja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›