E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo per ABC News Te degjohen dhe te vegjlit per reformen zgjedhore

“Ne nuk kërkojmë ndryshim të sistemit elektoral, por përmirësim të tij. Të dëgjohen edhe sugjerimet e partive të vogla”.

Kështu është shprehur kreu i partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, gjatë një bisede në studion e “ABC News” duke folur mbi marrëveshjen mes dy partive të mëdha për reformën zgjedhore dhe duke dhënë opsione konkrete për realizimin sa më të mirë të mundshëm të kësaj të fundit.

“Shpresoj që partitë e mëdha të reflektojnë se aleatët duhen”, ka vlerësuar Milo.

Duke shtuar ndër të tjera se të gjithë në fund të fundit kanë interesa të përbashkëta: Duan rregulla të ndershme loje në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›