E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH fitime rekord në 2010


Gjatë vitit që sapo lamë pas, KESH ka përfituar 120 milion euro fitime nga të ardhurat e eksportit të energjisë.

Drejtori i përgjithshëm i KESH, Engjëll Zeqo, bëri të ditur sot shumën e përfituar, duke përmendur këtu arritjen e korporatës që ai drejton, si shlyerjen e borxheve të trashëguara, menaxhimi i mirë, etj.

Zeqo bëri me dije se prodhohen sasi të mëdha energji për shkak të prurjeve të shumta në kaskadën e lumit Drin.

 "KESH ka arritur të mbyllë rreth 15 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro kredi dhe overdrafte të marra gjatë vitit 2007-2008 për të blerë energji, janë paguar rreth 5 miliardë lekë kredi afatgjata që ka marrë KESH në vite për investime, rreth 2.8 miliardë lekë kanë shkuar për mbylljen e tatimeve dhe TVSH. Pra, në total, rreth 23.9 miliardë lekë janë shpenzuar për mbylljen e këtyre detyrimeve dhe tatimeve e TVSH-së, nga 27 miliardë lekë që ishin të ardhurat vitin e kaluar", tha Zeqo.

Ai shtoi se prodhimi mesatar i këtyre ditëve të muajit janar 2011 është 27 milionë kilovat orë, me përjashtim të ditëve të para të janarit, ku për shkak se industria ka qenë pushim, ka pasur prodhim të ulët. "Eksporti i energjisë vijon dhe po eksportohen 7.4 milionë kilovat orë energji në ditë, ndërsa janë mbyllur kontratat për këtë muaj", tha Zeqo.

Sipas kreut të KESH ka bërë planifikimet e veta për vitin 2011. "E para është furnizimi me energji i qytetarëve me 4.3 miliardë kilovat orë nëpërmjet CEZ Shpërndarje, vlerë e kërkuar prej tyre dhe korporata ka marrë masat për ta siguruar. Në varësi të prurjeve dhe situatës hidrike, pjesa tjetër do të menaxhohet për rritjen e performancës së kompanisë për mbylljen e borxheve dhe rritjen e investimeve", tha Zeqo. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-05 16:57
  [ 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›