Meta-Patozi: PS kërkon të nxisë rrëmujat në vend
Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, reagoi dje lidhur me ultimatumin e socialistëve për të hapur kutitë. Meta shprehu zhgënjimin se PS, me pretekstin e kutive, dëshiron të marrë pushtetin me dhunë, ndërsa kjo parti nuk e ka pasur asnjëherë këtë traditë. Meta shprehur gatishmërinë e qeverisë për dialog, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet nga këto tentativa të turpshme. "Gjej rastin sot të ftoj edhe një herë tjetër lidershipin e PS-së, që të heqë dorë nga politika e dështuar e nxitjes së tensioneve, të rrëmujave, të ultimatumeve të pa vlera, pasi Shqipëria është një vend tërësisht demokratik, është një vend që ka Kushtetutën e saj, është një vend që është anëtar i NATO-s, është një vend që po përgatitet tashmë për të hyrë në një fazë të re të anëtarësimit BE", theksoi Meta.
Sipas Metës, nuk ka njeri në Shqipëri që të besojë përrallën e kryetarit të PS-së, për hapjen e kutive, sepse të gjithë e dinë që kutitë e zgjedhjeve i bëri vetë Edi Rama. "Edhe numërimin, edhe firmosjen, edhe vulosjen, pra ishte vetë z. Rama me 20 mijë komisionerët e tij në të gjithë Shqipërinë që i bëri", u shpreh ai duke vlerësuar si çështje të mbyllur historinë e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sakaq, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, denoncoi ultimatumin e Partisë Socialiste për hapjen e kutive, duke e cilësuar kryesocialistin Rama si pinjoll të diktaturës.
Mazhoranca ka bërë të qartë dje se nuk do të pranojë në asnjë mënyrë hapjen e kutive. Nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, në emër të grupit parlamentar tha se Rama duhet t‘ia dorëzojë këtë ultimatum Don-Gramozit. Patozi, e cilësoi kushtin e Ramës si një përpjekje të dështuar për të përmbysur shtetin kushtetues.
"Grupi parlamentar i Partisë Demokratike e denoncon ultimatumin e zotit Rama, me të cilin ai po kërkon të përmbysë themelet e sistemit demokratik, duke e konsideruar atë një akt sa qesharak, aq edhe domethënës", tha Patozi. Në emër të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, theksoi se "e ftoj zotin Rama që këtë ultimatum t‘ia nisë Enverit, Spiros apo Kiços, si familja e tij historike dhe biologjike. Ne i themi kryetarit të Partisë Socialiste se me dhunë dhe me ultimatume ke vetëm një rrugë: të firmosësh fundin e turpshëm dhe të pashmangshëm politik". Demokratët e cilësuan protestën e socialistëve si dhunim të vullnetit të shqiptarëve. Paralelisht me qëndrimin e PS për protestë më 5 dhjetor, Partia Demokratike mori në grupin e PD-së vendimin për tubim madhështor më 8 dhjetor për 19-vjetorin e lëvizjes studentore të dhjetorit.
A.Th/E.A