E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Përfshirje direkte të të rinjve në politikë

Kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar sot se është e nevojshme që rinia shqiptare të jetë pjesëmarrëse në mënyrë direkte në jetën politike të vendit dhe jo të jetë spektatore. Duke folur në takimin me komunitetin drejtues të LRI-së, Meta theksoi se procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian ka nevojë rininë.
 

“Integrimi i vendit është një proces që ka nevojë për një ritëm të ri bazuar edhe në slloganin tuaj “të ecim më shpejt” dhe për këtë kemi nevojë për një rini edhe më të organizuar edhe më të reformuar politikisht, më të reformuar profesionalisht dhe për një rini që sfidat e saj nuk janë vetëm problemet e saj por edhe sfidat e vendit” theksoi Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›