E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me bojkotin Rama po pengon integrimin

Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza ndaj kreut të PS-së , Edi Rama duke deklaruar se ai po pengon integrimindhe liberalizmimin e vizave me bojkotin e Parlamentit. Sipas kreu të qeverisë Berisha, Rama është bërë pengesë për integrimin me bojkotin e Kuvendit nga ana e opozitës. Berisha theksoi se liberalizmi i vizave dhe integrimi janë çështje mbipartiake dhe më të mëdha se interesat vetjake të Ramës. Kreu i qeverisë tha se Rama ka zgjedhur rrugën e protestave.
Këto deklarata kryeministri Berisha i bëri gjatë inagurimit të ujësjellësit në fshatin Gjokaj në Vorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›